Connect with Us

Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Aktualitet

Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Publikuar

-

Nga Emma Graham-Harrison

Dublin- Më shumë se 3 vite më parë, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zukerberg, e hodhi poshtë si “të çmendur”, idenë se lajmi i rremë në platformën e tij, mund të kishte ndikuar në zgjedhjen e Donald Trumpit si president i SHBA-së.

Sot, kompania e tij e pranon se është “nën rrethim” nga miliarda llogari të rreme, që përpiqen ta shfrytëzojnë platformën për të fituar zgjedhje, para, ose për të ndikuar tek njerëzit në mënyra të tjera, dhe për të ngritur një “cunam” të lajmeve të rreme, dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Mposhtja e tyre, është bërë çështje ekzistenciale për korporatat e mëdha, dhe Facebook dëshiron që përdoruesit dhe rregullatorët ta dinë se i ka shtuar përpjekjet në këtë drejtim. Kompania dëshiron gjithashtu që ata të besojnë, se prirja po ndryshon.

Këtë muaj, më shumë se një duzinë gazetarësh vëzhguan “sallën e luftës” në Dublin, aty ku po bëheshin përpjekjet e FB për të mbrojtur zgjedhjet evropiane. Deri në zgjedhjet e 23 majit dhe për disa ditë pas tyre, rreth 40 njerëz kanë qëndruar vazhdimisht përballë ekraneve, duke monitoruar ritmin e ndryshimit të bisedave në internet, duke kërkuar për sinjale të manipulimeve, lajmeve të rreme ose gjuhës së urrejtjes.

Ata mbështeten nga një rrjet global, që përfshin ekspertë të inteligjencës, shkencëtarë të të dhënave, hulumtues dhe inxhinierë. Pjesë e këtij ekipi, janë dhe folësit amëtarë të 24 gjuhëve zyrtareve të BE-së, thotë Leksi Stardi, që ka ardhur enkas nga SHBA, për të drejtuar operacionin e  mbrojtjes së zgjedhjeve evropiane, pas menaxhimit të një operacioni të ngjashëm në zgjedhjet amerikane të mesit të mandatit, vjeshtën e vitit të shkuar.

Shkalla e sfidës, me të cilën po përballet Facebook, teksa është duke u përpjekur të neutralizojë “aktorët e këqinj” nga sistemi, është tronditëse. Riçard Allan, zëvendëspresidenti i kompanisë për politikën publike, tha se kompania fshiu 2.8 miliardë llogari false midis tetorit 2017 dhe nëntorit 2018.

Përveç atyre llogarive të rreme, ka llogari të vërteta që shpërndajnë lajme të rreme, me synim përhapjen e dezinformacioneve, ose lajmeve që nxisin gjuhën e urrejtjes. Kompania ka filluar ndërkohë verifikimin e njerëzve që duan të publikojnë reklama politike, dhe angazhohen të mbajë për 7 vite një arkivë të reklamave online të fushatave zgjedhore.

Por, pavarësisht nga burimet e shpenzuara në përpjekjet për të manipuluar votuesit përmes platformës, nga reklamat e rreme tek përhapja e gjuhës së urrejtjes, Facebook vazhdon të luftojë për të dëbuar njerëzit dhe rrjetet që ai i quan aktorë të këqinj. Gazetarët dhe aktivistët, zbuluan muajin e fundit se vetëm rrjetet e ekstremit të djathtë në Spanjë, që patën qasje tek afro 1.7 milionë njerëz, zbuluan reklama të publikuara nga fushata Trump në SHBA, që shkelën rregullat e vetë Facebook, si dhe zbuluan një fushatë reklamash që mbështet një Brexit të ashpër, të gjitha të koordinuara nga një operativ politik veteran.

Asgjë nga këto, nuk u vunë re nga mjetet e vetë Facebook. Nataniel Gleissher, kreu i politikës kibernetike në FB, tha se mjetet e survejimit janë duke u përmirësuar vazhdimisht, por ai pranoi se kompania nuk ka ende kapacitetin  e duhur për të mbrojtur plotësisht zgjedhjet.

“Në një situatë të tillë, asnjë organizatë e vetme nuk mund ta adresojë e vetme këtë dukuri”- tha ai duke iu referuar ndërhyrjeve dhe lajmeve të rreme. Për të forcuar përpjekjet e kompanisë në këtë drejtim, do të nevojitet gazetaria dhe aktivizmi, shtoi ai.

“Natyrisht, unë do të doja të isha në gjendje t`a realizoj vetë çdo operacion. Por, realiteti i sigurisë, është se duhen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur që të fokusohen tek ky problem”- theksoi ai. Facebook, synon të përdorë inteligjencën artificiale, për ta bërë më të vështirë vënien në lojë të sistemit, si dhe për të përshpejtuar përpjekjet për të dëbuar nga platforma ata që shkelin rregullat.

Qëllimi është “t’i detyrojmë aktorët e këqinj, të shpenzojnë kohën në përpjekje për të mposhtur filtrin, në vend se të përpiqen të dërgojnë mesazhet e tyre”. Facebook nuk pranoi të jepte ndonjë shembull, se ku kishte ndërhyrë për t’i penguar njerëzit që synojnë të ndëhyjnë në zgjedhjet evropiane.

Por, Stardi tha se sukseset e mëparshme, përfshinin identifikimin e rrjeteve me fjalime të urrejtjes në Brazil, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar; që u fshi brenda 1 ore. Në zgjedhjet amerikane të mesit të mandatit, sistemet e automatizuara të Facebook, identifikuan 90 % të përpjekjeve për ndikimin e votuesve, që u zhvendos, me vetëm 10 % të përdoruesve që kishin reaguar ndaj saj.

Por, për dështimet e këtyre sistemeve të automatizuara – s’ka asnjë mënyrë për të ditur, nëse mund të vënë në rrezik zgjedhjet në vende më të vogla ose më të varfra. Në vendet ku mediat dhe aktivistët janë nën presion, Facebook nuk e ka bërë të qartë se kush mund të ofrojë kontrolle shtesë, për të gjurmuar aktorët e këqinj në vende të tjera.

Një boshllëk kontrolli në Evropë, u përmend nga gazetari hungarez Marton Gergeli, kur pyeti drejtuesit: ”Pse nuk keni kontrollues të fakteve në Hungari?”. Faqet kryesore të lajmeve, duke përfshirë njërën që është aleate me qeverinë, janë kritikuar për botimin e lajmeve të rreme, por Allan tha se Facebook nuk kishte gjetur një partner të besueshëm.

“Nuk është se ne nuk duam të kemi kontrollorë të fakteve në çdo vend të caktuar”- tha ai, duke kërkuar sugjerime. Kjo mbron reputacionin e Facebook për të qenë i ekuilibruar, por potencialisht, i lë votuesit në Hungari veçanërisht të rrezikuar ndaj lajmit të rremë.

Përtej zgjedhjeve evropiane, Allan premtoi se do të ketë një mbrojtje për të gjithë proceset zgjedhore anembanë botës, por nuk pranoi të jepte shumë garanci. “Do të ketë masa të ndryshme, të zbatuara për vende të ndryshme, në varësi të profilit të kërcënimit”- tha ai, duke ngritur perspektivën alarmante, për një sistem të paqëndrueshme të niveleve të ruajtjes. “Sa më shumë që të kemi mundësi, ne do të synojmë të mbrojmë të gjitha zgjedhjet në mbarë botën”-përfundoi ai.

“The Guardian” – Bota.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE