Balla takim me deputetë të (CDU/CSU)/ “Reforma në Drejtësi investim i Merkel” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Balla takim me deputetë të (CDU/CSU)/ “Reforma në Drejtësi investim i Merkel”

Publikuar

-

integrimi i shqiperise

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka zhvilluar takime me deputetë e Parlamentit gjerman, Mark Hauptmann, Axel Müllet, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer (CDU/CSU) dhe Josip Juratovic, në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Deputetët gjermanë i theksuan Ballës se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar.

Ndërsa Balla i theksoi deputetëve gjermanë që Reforma në Drejtësi është investim i drejtëpërdrejtë i qeverisë së Merkel.

Biseda e plotë në takim:

Balla angazhim intensiv ne Parlamentin gjerman per hapjen e negociatave.

Balla takime te veçanta me deputetet Mark Hauptmann, Axel Müllet, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer (CDU/CSU) dhe Josip Juratovic.

Hauptmann: Partite duhet te marrin pjese ne zgjedhje, por askush nuk eshte i detyruar. Kjo eshte demokracia.

Hauptmann – Misioni kryesor i partive politike eshte perfaqesimi ne parlament dhe pjesemarrja ne zgjedhje elektorale. Partite qe nuk permbushin kete mision tradhetojne elektoratin e tyre.

Juratoviç: Ballkani i integruar, ploteson harten e Bashkimit Europian.

Juratovic: Lufta politike duhet te zhvillohet vetem ne Parlament. Respekti ndaj Parlamentit eshte po aq i shenjte sa respekti ndaj Kishes.

Balla: Integrimi Europian eshte per ne shqiptaret, aspirate kombetare. Qeveria mori nota pozitive nga Komisioni Europian.

Balla: Reforma ne Drejtesi investim direkt i qeverise Merkel dhe i SHBA.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla  shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, filloi sot paradite nje seri takimesh intensive ne Parlamentin Gjerman (Bundestag) ashtu edhe me perfaqesues te Qeverisë gjermane.

Takimet ne Bundestag jane me deputete te koalicionit qeverises CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues te grupeve parlamentare te partive te tjera dhe me raporteret per Shqipërinë të ketyre grupimeve.

Ne Grupin e CDU/CDU zoti Balla zhvilloi sot paradite takime me deputetet Mark Hauptmann, Axel Müller, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer.

Qëllimi i ketyre takimeve eshte angazhimi yne lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte te Komisionit Europian per fillimin e bisedimeve per anetaresim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i ketij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman.

Në takimin me Mark Hauptmann, njekohesisht dhe anetar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit te Komisionit Europian. Zoti Hauptmann vleresoi maksimalisht ecurine e Reformes ne Drejtesi si nje kusht i permbushur tashme per vijimin e rruges Europiane te Shqiperise ne stacionin tjeter. Ai rishprehu qendrimin se nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutes nuk duhet te vihet ne dyshim nga asnje pale. Partite duhet te marrin pjese ne zgjedhje, por askush nuk eshte i detyruar. Kjo eshte demokracia. Por nuk eshte e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë te jashtem në një shtet të pavarur dhe demokratik.

LEXO EDHE:  “Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Ne takimin me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller u diskutua mbi procedurat qe do te ndjeke Bundestagu gjerman per shqyrtimin e vendimit per fillimin e bisedimeve. Zoti Müller vleresoi se qofte Shqiperia, qofte Maqedonia e Veriut kane plotesuar detyrat e lena nga qershori vitit te shkuar ne Keshillin Europian. Ka nje vleresim pozitiv edhe ketu ne Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjate 2019.

Zoti Balla zhvilloi nje takim me zotin Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag. Kryetari i Grupit Socialist vleresoi pozicionin zyrtar te Qeverise gjermane te bere publik permes Ministrit per Europen Michael Roth ne mbeshtetje te fillimit te bisedimeve. Zoti Balla e informoi kolegun gjerman se praktikisht/teknikisht negociatat jane hapur sa kohe kemi startuar prej shtatorit 2018 procesin “screening”.

Zoti Juratovic nje njohes shume i mire i Ballkanit Perendimor u shpreh se:” Para disa ditesh pata nje takim me Komisionerin per Zgjerim Johanes Hahn dhe bashke-ndava me te bindjen se Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut meritojne fillimin e bisedimeve per anetaresim. Qasja jone ndaj ketyre dy vendeve eshte nje test i kredibilitetit te BE. Per mua, anetaresimi i Ballkanit Perendimor ne BE nuk eshte zgjerim, por plotesim i hartes se BE. I kam ndjekur me vemendje zhvillimet politike ne Shqiperi dhe dua ta them shume qarte se bojkoti i parlamentit eshte kunder parimeve te demokracise. Lufta politike duhet te zhvillohet vetem ne Parlament. Une jam i krishtere dhe per mua respekti ndaj Parlamentit eshte po aq i shenjte sa respekti ndaj Kishes. Ata qe bejne keto veprime dhe protesta te dhunshme nuk e duan Shqiperine ne BE. E kam thene edhe per raste te ngjashme ne vende te tjera te Ballkanit, nje parti mund te jete kunder partise qe eshte ne Qeveri, por nuk mund te jete kunder interesit te vet kombetar” tha Juratovic./CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  “Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  “Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  “Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending