LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen porositë e grupit të PS/ Ja çfarë do të ndodhë në parlament gjatë fushatës

3 Qershor 2019, 07:24, Aktualitet CNA
Zbulohen porositë e grupit të PS/ Ja çfarë do të

Dy ditë më parë, Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Por, ndërkohë që socialistët do të jenë të angazhuar me fushatën zgjedhore, duket se kjo do t?i vërë ?kyçin? parlamentit.

Burimet bëjnë të ditur se për shkak të fushatës nuk do të ketë seancë plenare këtë javë, ndërsa gjatë gjithë muajit qershor do të mbahen vetëm dy seanca plenare.

Po ashtu mësohet se deputetët socialistë kanë marrë porosi që komisionet, të cilët kanë detyra për të realizuar t?i përmbyllin gjatë kësaj jave.

Kujtojmë këtu se Partia Socialiste është zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa opozita jashtë parlamentit i ka bojkotuar duke vijuar me protestat e njëpasnjëshme.

Që prej 16 shkurtit, opozita ka zhvilluar shtatë protesta kombëtare, shumica e të cilave janë shoqëruar edhe me akte dhune./ CNA.al

Lajmet e fundit nga