LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’është dhunë kjo”/ Fatos Lubonja komenton protestën e opozitës

3 Qershor 2019, 15:44, Aktualitet CNA
“S’është dhunë kjo”/ Fatos Lubonja komenton

Analisti Fatos Lubonja foli rreth protestës që u zhvillua ditën e djeshme nga opozita. Sipas Lubonjës, dje nuk kishte dhunë në protestë, pasi sistemi është më i dhunshëm.

?Kam bindjen se po të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët do kishte ikur Rama sot. Për mua është pak dhunë, s?ka dhunë, s?është dhunë kjo. Ky është sistemi më i dhunshëm?,-tha Lubonja në rubrikën ?Opinion? në News 24.

Lubonja i quan forcat politike në Shqipëri si forca ekstreme dhe u shpreh se banorët e Astirit duhet të shkojnë të bëjnë dhunë edhe në vende të tjera.

?Të them të drejtën, kur e pashë me tullumbace, me flamurë të BE-së, thashë kjo është kot. Se këta nuk duan t?ia dinë për tullumbace, si dhe ndërkombëtarët që i mbeten të njëjtit qëndrim. Kur doli ajo e dyta thashë që këtu ka diçka. Këtu kemi një regjim që duhet rrëzuar, dhe kërkon mjete më të forta se dialogu. Në këtë kuptim them se opsioni i dhunës, është një opsion që do të ishte një dhunë simbolike, jo dhunë që të vriten njerëz. Kam bindjen se po të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët do kishte ikur Rama sot. Për mua është pak dhunë, s?ka dhunë, s?është dhunë kjo. Ky është sistemi më i dhunshëm. Në këtë kuptim nuk ka asnjë lloj shprese mendoj unë. Ata që bëjnë dhunë te Astiri, duhet të kenë një ndjeshmëri që të shkojnë dhe të bëjnë dhunë edhe në vende të tjera. Ku ka e majta, e djathta këtu, këto janë të gjitha parti ekstreme?,- deklaroi Lubonja./CNA.al

Lajmet e fundit nga