LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revolta e protestuesve/ Spahia: PD u rreshtua në mbrojtje të policëve

3 Qershor 2019, 18:38, Aktualitet CNA
Revolta e protestuesve/ Spahia: PD u rreshtua në mbrojtje të

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur për protestën e djeshme të opozitës.

Në studion e  ?Byro politike? në ABC news,  Spahia u shpreh se dhuna erdhi për shkak të gjendjes së revoltuar të shqiptarëve me këtë qeveri.

?Gjendja në të cilën ndodhet shumica e shqiptarëve sot, kuptohet që është mjaft e acaruar. Në mendjen e çdo shqiptari, është rrënjosur ideja që ai Parlamet është ilegjitim.

Në momentin që protestuesit filluan të hedhin kapsolla ndaj policisë, ju e patë që nga kryetari Basha dhe të rinjt e FRPD, pati thirrje dhe ndërhyrje. Ne u rreshtuam para policëve për ti mbrojtur.

I konsideroj shumicën e tyre si bashkëpunëtorët tanë. Shumica prej tyre kanë luftuar me ne kundër kanabizimit të vendit dikur?, u shpreh Spahia./CNA.al

Lajmet e fundit nga