LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Princ Harry takon Ivankën/ Injoron Trumpin pas zënkës me Meghan

3 Qershor 2019, 17:07, Aktualitet CNA
Princ Harry takon Ivankën/ Injoron Trumpin pas zënkës me Meghan

Ivanka Trump ka vizituar Britaninë e Madhe së bashku me babain e saj  presidentin Donald Trump.

Pas drekës mbretëresha i ka ftuar vizitorët në një tur për të parë artikuj të SHBA në Koleksionin mbretëror.

Gjatë turit Princ Harry u pa vetëm disa minuta pranë vajzës së Donald Trump, Ivankës, duke treguar indiferencë ndaj Donald Trump, pasi u paraqit pak me vonesë në takim.

Harry iu bashkua grupit sa për tu dukur pasi mbretëresha po tregonte artikujt e SHBA që ndodhen në Pallatin e Buckingham.

E gjitha kjo situatë erdhi për shkak të një deklarate të presidentit Trump teksa shprehej i nervozuar ndaj Dukeshës Meghan Markle: “Nuk e dija që Meghan ishte kaq e keqe.”

Duke lënë pas debatin mediatik presidenti vendosi të përgëzonte Meghan për punën e mirë që kishte bërë në Mbretëri.

Pas vizitës Ivanka shkruajti përmes Twitter: Ishte një nder i madh të takoja Lart madhërinë e saj, Mbretëreshë Elizabeth, monarkinë më jetëgjatë në historinë e Britanisë.

Ndërsa Dukesha Markle nuk ishte prezaente gjatë vizitës pasi po kujdesej për djalin e saj Archie Harrison./CNA.al

Lajmet e fundit nga