LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ne, ata i mundim në gjumë”/ Rama: E mora për dore Bashën

3 Qershor 2019, 16:40, Aktualitet CNA
“Ne, ata i mundim në gjumë”/ Rama: E mora për dore

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara mirditorëve zbuloi ofertat e tij për Lulzim Bashën në marrëveshjen e 17 Majit.

Sipas Ramës, i ka dhënë Bashës, çdo gjë që kërkoi me 17 Maj.

?E mora për dore Bashën në 2017-tën. I thashë ku po shkon edhe një hap po të bësh do të përfundosh në greminë. I thashë çfarë don? Dhe ia dhashë të gjitha. Ndërsa unë kërkova, votimin e vettingut, mos të shajë anglisht Shqipërinë dhe të njohë rezultatin e zgjedhjeve. I mori të gjitha mori dhe atë që mori nga populli dhe iku me pushime, i njohu zgjedhjet deri në vjeshtë dhe më pas filloi tekat?,-tha Rama.

Më tej Rama thumboi opozitën duke u shprehur se ?Ne në zgjedhje ata i mundim në gjumë?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga