LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kush e thirri që s'vajti opozita”/ Manjani kërkon dialog politik?

3 Qershor 2019, 09:53, Aktualitet CNA
“Kush e thirri që s'vajti opozita”/ Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar sërish sot në lidhje me krizën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ndërsa reagon në lidhje me kërkesën e ambasadave të huaja për dialog, shkruan se në realitet nuk ka asnjë kërkesë të tillë.

Sipas Manjanit, nuk ka asnjë ftesë me datë, orë e vend për tryezë.

?Një pyetje kam për të gjithë “dashnorët” e dialogut, më së pari për ambasadat e huaja, kur dhe ku zhvillohet ky dialogu?!

Kush e thirri dialogun që s’vajti opozita?!

Deri tani dimë që Kryeministri ka shkruar 7 letra, por askund nuk gjendet një informacion i tillë.

Pavarësisht se detyrohesh të lexosh përrenj me helm e mllef, prap nuk ka asnjë ftesë me datë, orë e vend për tryezë.

U bë pak bajate kjo puna e dialogut, ku të gjithë e kërkojnë e askush nuk e thërret.

Kësaj në shqip i thonë: m’ka çu nana me la gojën.

P.S. Të paktën ambasadat nuk “shqetësohen” më për shkatërrimin e pronës publike të shqiptarëve, pronë të cilën e paguajnë po shqiptarët edhe kur nuk e shkatërrojnë vetë…

Bash na patën hapë barkun me ato deklaratat se “po shkatërrohet prona publike”, që s’është e shteteve që ata përfaqësojnë…?-shkruan Manjani në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga