LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokaina e Maminasit/ Caktohet gjyqtarja, ja kur mbahet seanca

3 Qershor 2019, 11:12, Aktualitet CNA
Kokaina e Maminasit/ Caktohet gjyqtarja, ja kur mbahet seanca

Nga shorti që u hodh për dosjen e kokainës në Maminas është përcaktuar gjyqtarja Miliana Muça, ndërsa seanca paraprake për këtë dosje është vendosur të jetë në datën 7 qershor.

Kjo dosje që ka të bëj me trafikimin e 613 kg kokainë, e cila u kap në shkurt të 2018 nga policia, ka tashmë një gjyqtare paraprake për gjykimin e saj.

Të pandehurit e kësaj dosjeje janë, Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku.

Seanca paraprake për gjykimin e kësaj dosje pritet të mabehet më datë 7 qershor në orën 12:00. Aktualisht i akuzuari kryesor, Arbër Çekaj pronar i kompanisë “Arbri Garden” në kamionin e të cilit u gjet edhe sasia e kokainë, është  i arrestuar në Gjermani dhe pritet të gjykohet në mungesë.

Së fundmi ai ka kërkuar edhe azil në Gjermani. Çekaj është marrë në pyetje edhe nga prokurorët shqiptarë në Gjermani por ende nuk ka një deklarim nëse ai pranon apo jo përfshirjen në rrjetin e trafikut të kokainës./CNA.al

Lajmet e fundit nga