LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Tërmeti në Korçë/ Kandidati i Bindjes Demokratike akuza qeverisë 

3 Qershor 2019, 12:48, Aktualitet CNA
Foto-Tërmeti në Korçë/ Kandidati i Bindjes Demokratike

Kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE për Bashkinë e Kolonjës, Fatjon Feka ka qenë sot pranë banorëve të fshatit Qafzezë, të prekur nga tërmetet e ditëve të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai akuzon qeverinë se po i ndan në të majte e të djathtë duke i cuar ushqimet dhe ndihmat në mënyrë selektive.

“Përveç halleve dhe kusureve që u dha i madhi Zot, me tërmetet e njëpasnjëshme të ditëve të fundit, banorët e fshatit Qafzes po përballen edhe me talljen e qeverisë e cila po i ndan në të majte e të djathtë duke i cuar ushqimet dhe ndihmat në mënyrë selektive.
I bëj thirrje znj. Elisa Spiropali dhe qeverisë të ndal fushatën në këto ditë fatkeqësie dhe ti trajtojë banorët njësoj. Të gjithë jemi një para zotit dhe ligjit.”-shkruan Fatjon Feka.

Lajmet e fundit nga