Connect with Us

DW: Gjermania në prag të ndryshimeve të mëdha

Aktualitet

DW: Gjermania në prag të ndryshimeve të mëdha

Publikuar

-

A do të ketë zgjedhje të reja në Gjermani, pas dorëheqjes së kryetares së SPD, Andrea Nahles? Partitë duhet të kenë kujdes nga veprimet e nxitura, mendon Ines Pohl.  

Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropin kanë shkaktuar termet politik në Gjermani. Pasojat po shihet tani. Kryetarja e SPD Andrea Nahles ka paralajmëruar dorëheqjen nga të gjitha postet në parti dhe Bundestag. Kjo është edhe një dëshmi tjetër për gjendjen në partitë popullore, SPD dhe CDU. Të dy partitë e mëdha, të cilat kanë dhënë kancelarët, që prej krijimit të Gjermanisë Federale. Të dy partive u mungon qendrueshmëria e domosdoshme dhe përgjegjësia udhëheqëse – programore dhe personale.

Paraqitja e dobtë e shefes së re të CDU

Së pari CDU: Prej largimit të Angela Merkelit nga posti i kryetares së partisë, krahët e ndryshëm brenda partisë nuk po mund të futen nën kontroll. Shefja e re e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer ka pasur një paraqitje shumë të dobët. Zhvendosja e saj nga krahu i djathtë politik në fushatën për zgjedhjet për PE nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Përkundrazi. Edhe më shumë e ka dëmtuar partinë kritika e saj ndaj një personi në Youtube, i cili ka kritikuar punën e CDU. Ajo duket si një person i moshuar politik, e shpenzuar dhe jo e gatshme për të ardhmen.

SPD po kërkon vendin e vet

GMF 2017 | Ines Pohl

Për partinë SPD situata është shumë më e komplikuar. Prej gjashtë vitesh kjo parti në koalicionin qeveritar nuk ka arritur të profilizohet kundrejt kancelares Merkel. Pavarësisht reformave me rrogën minimale apo kujdesin për fëmijë, në fund kancelarja Merkel ishte ajo që mori lëvdatat. CDU ka marrë ndërkohë shumë tema klasike të SPD, ndërsa socialdemokratët nuk kanë gjetur përgjigje për këtë gjendje, pavarësisht udhëheqësve të rinj në krye të partisë.

LEXO EDHE:  Foto-Si ishin dhe si janë!/ Shikoni se sa shumë kanë ndryshuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Tani shefja e SPD do të largohet nga postet. SPD ka ardhur në një krizë aq të thellë sa që zgjidhja e vetme për të mund të duket dalja nga koalicioni i madh. Pavarësisht sa kushton kjo.

Pa nxitime

Dhe kjo është e rrezikshme, sepse kjo do të thotë se zgjedhjet duhet të mbahen këtë vit. SPD dhe CDU/CSU nuk kanë aktualisht udhëheqësit e duhur për zgjedhje. Asnjë prej këtyre partive nuk ka ndonjë program zgjedhor, nuk ka përgjigje për shqetësimet e qytetareve dhe qytetarëve. Ruajtja e mjedisit është vetëm një prej këtyre temave.

Gjermania ende është një vend i qndrueshëm demokratik. Zgjedhjet e reja mund të rrezikojnë rritjen e populistëve të djathtë, por forcat demokratike ende janë në epërsi shumë të madhe, që është lajmi i mirë në këto kohëra të turbullta.

Gjermania dhe bota

Kur shikojmë rëndësinë e Gjermanisë sot në botë, atëherë luftërat e brendshme politike apo lojërat e renditjes nuk duhet të jenë vendimtare për zgjedhje të reja. SPD dhe CDU nuk duhet të nxitohen, por duhet të nxjerrin vendime të drejta. Gjermania mund të jetë e dobishme për partnerët dhe veten vetëm kur është stabile dhe e llogaritshme dhe jo kur mendohet vetëm për pushtetin sot./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Infektohet nga COVID-i ylli i filmave indianë bashkë me vajzën 8-vjeçare

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur indiane, Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya janë prekur nga koronavirusi. Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Sipas CNN, testimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë, Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Tëitter.

LEXO EDHE:  Opozita parlamentare kundër ndryshimeve në Kodin Penal/ Hajdari, Gjoni dhe Zeneli kërkojnë të mos votohen

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë jep lajmin e mirë/ Gjermania vijon mbështetjen e Shqipërisë drejt BE

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

Mumbai vendi ku ajo jeton, është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 persona pozitivë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

31 raste të reja me Covid në Greqi/ 4 u zbuluan gjatë kontrolleve në portat hyrëse të vendit

Publikuar

-

Nga

31 raste të reja me Covid në Greqi/ 4 u zbuluan gjatë kontrolleve në portat hyrëse të vendit

Autoritetet greke njoftojnë për 31 raste të reja me coronavirus, nga të cilat 4 janë identifikuar pas inspektimeve në pikat e hyrjes në vend.

4 raste u zbuluan gjatë kontrolleve të bëra në portat hyrëse të vendit, 3 raste kanë ardhur vullnetarisht për kontroll,6 janë regjistruar në njësinë rajonale të Atikës, 8 në njësinë periferike të Selanikut, 8 në njësinë rajonale të Imathia, 1 në njësinë rajonale të Halkidiki, 6 në njësinë rajonale të Kozan dhe 1 në njësinë rajonale të Kastoria.

LEXO EDHE:  Foto-Si ishin dhe si janë!/ Shikoni se sa shumë kanë ndryshuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

LEXO EDHE:  Trafik në rritje në Rrugën e Mëndafshit

Fatmirësisht gjatë 24 orëve nuk u shënua asnjë vdekje, ndërkohë që 10 pacientë janë të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kur del vajzë ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën: Pandemia kërkon Edin

Publikuar

-

Nga

“Kur del vajze ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën” Pandemia kërkon Edin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama “ka humbur”.

Vasili ngre pyetje se ku ndodhet kryeministri në këtë kohë pandemia teksa thotë se e ka zanat të fshihet.

“Pandemia kërkon Edin!!
Kryeministri i përditshem i pandemisë në FB në TV në Tëiter, ka humbur!
Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë?
Ku u zhduk kryestrategjisti qe i tregoi vendin OBSH? Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë? Ku është kampioni qe e nxori Shqipërine të parën në botë?
Është fshehur sic e ka zanat.
Eshte shejtan i madh Edi.
Gjithmone kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndersa kur del vajze ta le në preher sic po jua le tani eksperteve te pandemise”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE