LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cili është fëmija më i preferuar ? Prindërit rrëfejnë "preferencën" e tyre

3 Qershor 2019, 14:33, Aktualitet CNA
Cili është fëmija më i preferuar ? Prindërit

Shumë herë janë ngritur diskutime apo studime për rastin se a mundet të krijojnë prindërit vërtetë një preferencë ndaj fëmijëve të tyre?

Sipas një sondazhi të kryer nga një faqe online e quajtur “Mumsnet”e cila kryen shpesh sondazhe që kanë lidhje me prindërimin  , është zbuluar se prindërit priren të favorizojnë fëmijën e tyre më të vogël.

Në përfundim, u zbulua se pothuajse 1/4 e përdoruesve të ?Mumsnet? pranuan të kishin një fëmijë të preferuar, ndërsa 42% e përdoruesve të ?Gransnet? rrëfenin se kishin preferencë për një nga nipërit ose mbesat e tyre. Më shumë se gjysma e prindërve me një fëmijë të preferuar zbuluan se ishte fëmija i tyre më i vogël. Nga ana tjetër, 26% e prindërve thanë se fëmija i tyre i preferuar ishte më i madhi.

Nga prindërit, të cilët deklaronin se kishin një fëmijë të preferuar, 41% thanë se të preferuarit i kujtonin atyre veten, ndërsa më shumë se gjysma thanë se fëmija i bënte ata të qeshin më shumë se fëmijët e tjerë.

Lajmet e fundit nga