Connect with Us

Avioni më i veçantë në botë në formë “V”/ Është komod dhe ekonomik

Aktualitet

Avioni më i veçantë në botë në formë “V”/ Është komod dhe ekonomik

Publikuar

-

Delft Technology University në Holandë ka krijuar një nga avionët më të veçantë në botë.

Avioni ka formë V dhe është një projekt 3D i financuar nga KLM. Por i  gjithë sekreti që e bën të dallueshëm nga të tjerët është se pasagjerët do të ulen pikërisht tek krahët e tij.

Avioni do të mbajë rreth 314 udhëtarë te krahët, hapësirë që tani qëndron bosh, dhe pritet të konsumojë 20% më pak karburant.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pasojë e COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 1.405 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shënuar edhe 363 raste të reja me COVID-19.

LEXO EDHE:  Ikona e çuditshme në WhatsApp që po bën njerëzit konfuzë

LEXO EDHE:  Verifikimi i llogarive në Whatsapp tashmë ja lehtëson punën kompanive

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus, 48.990 prej të cilëve janë shëruar dhe 5.103 janë aktive./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrabanda e sirianëve nga Vlora në Itali/ Autori strehoi në banesë klandestinët

Publikuar

-

Nga

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:
Q. I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

LEXO EDHE:  FOTO/Njihuni me Merecedes- Maybach S 650 Cabriolet

LEXO EDHE:  FOTO/Njihuni me Merecedes- Maybach S 650 Cabriolet

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konflikti mes biznesmenëve/ Gjykata lë në arrest shtëpie Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda” .

Gjykata vendos arrest shtëpie për biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën. Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

LEXO EDHE:  Verifikimi i llogarive në Whatsapp tashmë ja lehtëson punën kompanive

LEXO EDHE:  Si do të dukej makina vetë-drejtuese e Apple në 2024?

Kujtojmë se gjatë përplasjes, u plagos një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta./CNA.al

LEXO TE PLOTE