LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza e fortë e Spiropalit/ Lulzim Basha po kërkon të prodhojë viktima

3 Qershor 2019, 19:55, Aktualitet CNA
Akuza e fortë e Spiropalit/ Lulzim Basha po kërkon të

Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi dhunën në protestën e opozitës.

Sipas Spiropalit, Lulzim Basha nëpërmjet këtyre protestave po kërkon të prodhojë viktima për destabilizimin e vendit.

Spiropali e cilësoi të rrezikshme pjesëmarrjen në protestën e opozitës.

?Të thuash që në atë protestë nuk pati dhunë, është të tallesh me veten dhe të tjerët. Policët ishin në sulm të vazhdueshëm nga njerëz të organizuar dhe të shtyrë nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pse e bëjnë protestën natë, pse veshin kapuçon të zi, pse marrin leva hekuri, pse hedhin molotov, pse del tym e flakë nga protestat e tyre, cili është qëllimi i tyre. Janë kthyer në gjahtarë viktimash, Sali Berisha dhe Lulzim Basha po duan të prodhojnë një ose shumë viktima nga kjo protestë. Po ju them që ka rrezikshmëri tashmë pjesëmarrja në një protestë të tillë, sepse qartazi ka një plan jo vetëm për destabilizim por edhe për të shkaktuar viktima?,-u shpreh Spiropali në ?Open?./CNA.al

Lajmet e fundit nga