LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjohet Kryemadhi/ Bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

2 Qershor 2019, 10:10, Aktualitet CNA
Zgjohet Kryemadhi/ Bën thirrje për pjesëmarrje në

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në ditën e protestës kombëtare, që pritet të zhvillojë opozita e bashkuar shkruan se ?Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare? duke u bërë thirrje kështu qytetarëve që të vijnë në protestë dhe tëi mbështesin.

Kryemadhi ka shkruar në rrjetet sociale se sot është dita e qytetarëve dhe se sot duhet të bashkohemi që e nesërmja të jetë më e mirë.

Kujtojmë se opozita proteston kundër qeverisë dhe kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama për të vendosur një qeveri tranzitore ,e cila, sipas tyre, do të siguronte zgjedhje të lira e të ndershme.

Postimi i plotë i Kryemadhit

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë,
pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar,
burra apo gra,
nga fshati apo nga qyteti,
nga Jugu a nga Veriu,
me apo pa parti,
të majtë apo të djathtë,
të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga