LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Reagon ashpër Ambasada e SHBA

2 Qershor 2019, 20:32, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës/ Reagon ashpër Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-së ka reaguar pas protestës së opozitës që u mbyll vetëm pak çaste më parë.

Ambasada e SHBA-së ka dënuar dhunën dhe i ka bërë thirrje përgjegjësve të protestës për ndalimin e dhunës dhe për dialog konstruktiv.

??? | Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv?,-shkruhet në reagimin e ambasadës së SHBA./CNA.al

Lajmet e fundit nga