LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet/ Banorët e gdhijnë nën çadra

2 Qershor 2019, 08:06, Aktualitet CNA
Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet/ Banorët e

Mbi 90 banorë në fshatin Floq të Korçës, por edhe të disa zonave përreth e kanë kaluar natën jashtë në 50 çadra që u ngritën nga Forcat e Armatosura pas tërmetit që u regjistrua dje, ndërsa lëkundjet ende vijojnë.

Banorëve iu është siguruar ushqimi,  uji i pijshëm, krevate dhe batanije. Frika dhe paniku ndihet ne cdo familje ne fshatin Floq.

Përpos ditës së djeshme ku u regjistruan mbi 20 lëkundje pas tërmetit 5.3 ballë edhe sot kanë vijuar. Prej orës 00:35 minuta deri në 09:00 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 6 lëkundje me magnitudë deri në 3.5 ballë duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e juglindjes së vendit. Epiqendra e tërmetit është fshati Floq.

Mes banorëve te evakuuar ka shumë fëmijë e gra, madje dhe shtatzëna. “U ndjeva shumë keq, jam edhe shtatzënë 7 muajshe. Në këto kushte nuk e përballoj se nuk jam mësuar. Asnjë lloj ndihme nuk kam marrë, kam gjithë ditën në diell dhe në këmbë ngaqë kisha frikë. Nuk jam e sigurt, do ta kaloj natën me frikë u shpreh njëra prej tyre për Report Tv.

Një pjesë e banorëve që kanë lënë shtëpitë dhe kaluan natën jashtë tregojnë për frikën që kanë përjetuar nga lëkundjet e tërmetit. “E tërë shtëpia është e shkatërruar nuk futesh dot brenda, kemi frikë që të futemi brenda, nuk jemi të sigurt, edhe këtu që jemi…”  tregon një tjetër banor.

Ndërsa një grua u shpreh seJemi në një gjendje e jashtëzakonshme, llahtari, një tërmet i madh, që nuk e kemi marrë, u bëra 60-vjeç nuk kam parë tërmet të tillë. Nuk kemi ngrënë as bukë asgjë. Shtëpia është bërë gërmadhë, kanë rënë muret”.

Por ka edhe nga ata që nuk i kanë braktisur shtëpitë edhe pse rrezikojnë jetën. “Unë jam me nusen dhe dy fëmijët, babain e mamin i kam lënë në shtëpi, pasi thonë këtu të vdesin dhe shtëpitë nuk i lemë. Shtëpia është bërë e pabanueshme”.

Lajmet e fundit nga