Connect with Us

Komisioneri i Vettingut me mesatare 6/ Ku i shkuan eurot dhe dollarët Ardian Hajdarit?

Aktualitet

Komisioneri i Vettingut me mesatare 6/ Ku i shkuan eurot dhe dollarët Ardian Hajdarit?

Publikuar

-

Komisionerët e Vettingut, të cilët janë përzgjedhur për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët, duket se  vijnë nga nëntoka.

Thënë më qartë, ata janë aty jo për shkak të aftësive profesionale por për shkak të lidhjeve me politikën.

Pasi disa prej tyre nuk i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Komisionit të Vettingut si në KPK ashtu edhe në KPA.

Njëri nga komisionerët që nuk plotëson kriteret rezulton të jetë edhe Ardian Hajdari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Denoncimi është bërë para disa ditësh nga ish prokurorja e shkarkuar nga KPA Antoneta Sevdari.

Kjo e fundit të njëjtin informacion ia ka dërguar edhe ONM-së, prej së cilëve ka kërkuar shkarkimin e Hajdarit dhe jo vetëm.

Sipas saj, Ardian Hajdari nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”.

Për më tepër Ardian Hajdari, e ka mesataren në studime 6,44 dhe në këto kushte ai nuk përmbush kushtin e parashikuar në germën d) të pikës së dytë të nenit 6 të ligjit 84/206, pra notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj”.

Në kërkesën e saj, drejtuar ONM-së, Sevdari shkruan se pas shkarkimit ka verifikuar kushtet e zgjedhshmërisë se Gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe ka konstatuar si dhe vërtetuar nga verifikimet e deri tanishme, se dy nga anëtaret e Kolegjit të Apelimit nuk përmbushin kushtet e zgjedhshmërisë për të qenë gjyqtar, duke theksuar se vërtetohen kushtet e pazgjidhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.

CNA.al kërkoi të dhënat e pasurisë së komisionerit Hajdari pranë ILDKPKI, ku rezulton se Hajdari është pronar  vetëm i një apartamenti dhe automjeti.

Madje dhe paratë që i ka deklaruar fillimisht si kursime nga puna si avokat, pasi është bërë komisioner i janë harxhuar. Nuk e specifikon se për çfarë i ka harxhuar por, të paktën nga 8 000 euro dhe 4 000 dollarë i kanë mbetur 1.39 euro dhe 0.70 dollarë.

Viti 2017 (Deklarimi fillestar)

Apartament banimi, sip 75 m2 me adresë në Shkodër. Burimi i krijimit privatizuar pjesërisht, trashëguar pjeserisht, blerë pjeserisht me dt.02.10.2009, 1/8-ta pjesë nga trashëgimtaret e tjerë në vlerë 200.000 lekë.

Autoveturë e tipit Mercedes Benz, prodhimit i vitit 1996,  blerë me dt.10.09.2007. Burimi:Të ardhura dhe kursime nga puna si avokat, në shumën 3 000 euro.

Depozitë në shumën 400.000 Lekë, çelur me 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si Avokat.

LEXO EDHE:  Video-Sekuestrohen 60 mijë euro dhe bizhuteri floriri/ Në pranga 48-vjeçari

Depozitë në shumën 8000 Euro çelur më 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si Avokat.

Depozitë në shuma 4000 USD çelur më 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si Avokat.

Llogari rrjedhëse bankare pagesash honoraresh në gjendje më 12.7.201., shuma nga pakësimi i gjëndjes cash 1,539.31 lekë Burimi: Të ardhura nga pagesat ndër vite te punës si Avokat.

Viti 2017 ( Deklarimi vjetor)

Shtesë vlerë në lekë deri me datë 31.12.2017 në masën 941,096.70 lekë.

Likuiditete këto nga pakësimi i gjendjes së akredituar të të ardhurave nga paga neto në masën 1,716,209.84 lekë.

Për subjektin: Të ardhura nga paga si Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues, në shumën 1 716 209 84 lekë.

Për bashkëshorten: Të ardhura nga paga si edukatore në Kopshtin “16 Shtatori” tek Drejtoria e çerdheve dhe kopshteve pranë Bashkisë Shkodër, në shumën 265 074 71 lekë.

Shtesë në vlerë në lekë nga data 12.06.2017 që është data e fillimit të punes deri me date 31.12.2017  në masën 61,214.55 lekë, shumë kjo nga pakësimi i gjendjes së kredituar të të ardhurave neto nga paga në  masën 265,074.71 lekë.

Viti 2018

Shtese vlere në lekë deri me datë 31.12.2018 në masën 2826765 lekë. Likuiditete këto nga pakësimi i gjendjes së kredituar të të ardhurave nga paga neto në masën 3854376 lekë për periudhën dhjetor 2017-Nëntor 2018.

Mbetje e shtesës së interesave të depozitës deri me datë 31.12.2018 nga shumë 400.000 Lekë në 89 290 lekë.

Mbetje e shtesës së interesave të depozitës deri me datë 31.12.2018 nga  shuma  8000 Euro në shumën 1.39 euro.

Mbetje e shtesës së interesave të depozitës deri me datë 31.12.2018 nga shuma 4000 USD në shumën 0.70 dollarë.

Të ardhura nga paga për periudhën dhjetor 2017-nëntor 2018, si Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, në shumën 3854376 lekë.

Mbetje e shtesës së interesave të depozitës deri me date 31.12.2018 nga shuma 400.000 Leke në shumën 89 290 75 lekë.

Mbetje e shtesës së interesave të depozitës deri me datë 31.12.2018 nga shuma 8000 Euro në shumën 1.39 euro.

Mbetje e shtesës së interesave të depozitës deri me datë 31.12.2018 nga shuma 4000 USD në shumën 0.70 dollarë.

Për bashkëshorten: Të ardhura nga paga, si Edukatore ne Kopshtin Shtatori” tek Drejtoria e çerdheve dhe kopshteve pranë Bashkisë Shkodër, në shumën  530 289 lekë.

Për fëmijën madhor: Të ardhura nga paga e punës rreth një mujore në pushimet e verës tek kompania “Bit Albania” shpk Tiranë, në shumën 21 187 lekë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

COVID-19/ Mbi 21 milionë të shëruar në të gjithë botën

Publikuar

-

Nga

COVID-19/ Mbi 21 milionë të shëruar në të gjithë botën

Mbi 21milion njerëz janë shëruar në gjithë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila llogarit të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (3.974.949), Indi (3.780.107), Brazil (3.573.958), Rusi (876.225) dhe Kolumbi (599.385)

Ndërsa në Turqi, deri më tani janë shëruar 258.833 njerëz.



Në të gjithë botën janë konfirmuar 29.185.779 raste me virusin, ndërsa 928.287 njerëz kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO EDHE:  Java nis me rënie të fortë të euros dhe dollarit/ Me sa u këmbyen sot

LEXO EDHE:  Kujdes, euro të falsifikuara në qarkullim!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxënësit të cilët ditën e sotme kanë rinisur procesin e ri mesimor. Në foto vihen re masat e reja të marra nëpër shkolla në kushtet e pandemisë, që po kufizon zhvillimin në mënyrë normale të shkollës.

Ai i uron nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor.



“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Grabitën dhjetra njerëz në Dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Grabitën dhjetra shtëpi në dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallën në kërkim 3 të tjerë

Policia e shtetit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Shtetasi me iniciale N.P 42 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura, konkretisht:

Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve



Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime

LEXO EDHE:  Kush e “rrëzoi” euron/ Nga vijnë dhe ku shkojnë paratë 

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare: “Për 1 milion euro do kaloja një natë me atë që do të m’i ofronte”

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes.

LEXO TE PLOTE