LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Hajduta të paparë, mashtrues"/ Qytetarët nuk përmbahen më, ndaj Ramës

2 Qershor 2019, 06:39, Aktualitet CNA
"Hajduta të paparë, mashtrues"/ Qytetarët nuk

“Hajduta të paparë, mashtrues”. Këton janë etiketimet që qytetarët lëshojnë kundrejt kryeministrit Edi Rama, në rrjetin social të tij.

“Mirëmëngjes” dhe me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruar Rama në rrjetet sociale.

Por, duket se qytetarët nuk i durojnë më këto propaganda që ata i quajnë mashtrime.

Ndaj nuk kanë nguruar që të dërdhin akuzat-lumë me komente në postimin propagandues të kryeministrit.

“Hajduta të paparë jeni bërë me këtë unazë”, shkruan ndër të tjera një qytetar.

“Je nj mashtrues. A mund të na thuash se sa është paguar kjo studio që ka bërë këtë video, se projekt nuk është”, shkruan një tjetër qytetar.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve që kan shpëtuar pa u fshirë nga stafi i kryeministrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga