Connect with Us

Basha i përgjigjet Lleshajt/ Do mbash përgjegjësi për dhunën ndaj protestuesve

Aktualitet

Basha i përgjigjet Lleshajt/ Do mbash përgjegjësi për dhunën ndaj protestuesve

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kundërpërgjigje të ministrit të Brendshëm, në fjalimin e tij përmbyllës në selinë blu, tha se Rama dhe Lleshaj do mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj protestuesve.

“Faleminderit per vendosmërinë që treguat sot me praninë më të madhe që ka parë Ballkani dhe Europa. Kjo është protesta më e madhe që ka parë Shqipëria në këto 30 vite.

Vëllezër dhe motra në këtë protestë sollët me vete shpresën dhe besimin tek e nesërmja që po lind.

Mesazhi i parë dhe i qartë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale do ta harrojë se mund ta mbajë pushtetin duke dhunuar qytetarët.

LEXO EDHE:  Video-Rinasi nervozon Arta Markun/ Truproja ushtron dhunë ndaj gazetarit

Ne bëmë gjithccka sicc kemi bërë gjithmonë, që asnjë punonjës i rendit, të mos lëndohej, nuk flas bandën e Edi Rama që ka vendoas në shërbim të krimit.

Përgjiigja brutale e kupolës që s’kanë asgjë të përbashkët me policinë, ishte rezultat ku disa efektivë mbetën të plagosur.

I them Ramës dhe Sandër lleshajt se do mbajnë përgjegjësi para ligjit, se përpjekja juaj për të faturur dhunë do marrë përgjigjen e merituar”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci thotë se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

LEXO EDHE:  Basha pranon gabimin/ PD rriti taksën e pronës, duhet të kërkoj ndjesë

LEXO EDHE:  “Flet përçart, duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi të shëndetit mendor”/ Balla tallet keqazi me Bashën

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e PD-së/ Duma: 20% e kandidatëve të listave do jenë emra të rinj

Publikuar

-

Nga

Hapja e PD-së/ Duma: 20% e kandidatëve të listave do jenë emra të rinj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur mbrëmjen e sotme për hapjen e partisë ku bën pjesë.

Duma deklaroi pak më parë se 20% e kandidatëve që do të mbushin listat e PD-së do të jenë emra të rinj, ndërsa pjesa tjetër, ose e thënë ndryshe 80%, do të jenë anëtarët aktualë në këtë parti.

“Ky është maksimizim, jo hapje, kush ka qenë demokrat është demokrat. Sikur një miligram të jetë me ikjen e Edi Ramës jemi në një front. Po tentojmë t’i afrohemi procedurës të asaj që është lista e hapur. Lista do kalojë në një filtër për të parë nëse kanë të shkuar kriminale apo janë marrë me korrupsion, më pas do të kalohet në një filtër të dytë. Kjo do të vazhdojë deri më 25 korrik dhe më pas do të mbyllet. 20% e kandidatëve të listave do të përfaqësojnë hapjen e partisë”, theksoi demokratja në Report Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Publikuar

-

Nga

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Kthim i Kishës së Shën Sofisë në Xhami nga shteti turk është dënuar së fundmi edhe nga Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE-së.  Përmes përfaqësuesit Joseph Borell, BE i kërkoi qeverisë turke të tërhiqet nga vendimi.

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim,”- tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.

LEXO EDHE:  Basha pranon gabimin/ PD rriti taksën e pronës, duhet të kërkoj ndjesë

LEXO EDHE:  Banka Botërore e konfirmon/ Rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare

“Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj,”-tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, duke lënë Këshillin e Çështjeve të Jashtme. Në veçanti, Nikos Dendias deklaroi: “Përshkallëzimi i shkeljeve turke dhe autoritarizmit të Turqisë ishin në qendër të diskutimit tonë. Kishte një dënim të fortë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami. Edhe Turqisë i është kërkuar të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj deklaroi Dendias.”

Për kthimin e Kishës së Shën Sofisë në Xhami, që më herët ka patur statusin e muzeut, ka patur shumë reagime, thuajse të gjitha në unanimet kundërshtimi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE