LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e ish-policit Bilali/Gjykata lë në burg Gjergji Cukalin

1 Qershor 2019, 10:59, Aktualitet CNA
Vrasja e ish-policit Bilali/Gjykata lë në burg Gjergji Cukalin

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos e lirojë Gjergji Cukalin duke i caktuar masën ?arrest me burg?.  Cukali është i akuzuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Për rreth dy orë Gjykata e Tiranës ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Cukalit dhe caktoi ndaj tij, masën e sigurisë ?Arrest në burg? pa afat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë, në 30 janar të 2019.

Gjatë seancës, mësohet se Cukali nuk ka folur, ndërsa prokuroria provën më të fortë ka pasur ADN-në e gjetur.

Sipas grupit hetimor identifikimi i tij është bërë pas analizimit të provave që u fiksuan në automjeti tip ?Mercedez Benz CLS?, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores, pak orë pas ngjarjes.

Bëhet fjalë për ADN-në që u zbulua nga disa mbetje biologjike në makinën e sekuestruar ditën kur ndodhi vrasja e 50-vjeçarit Bilali. Pas ekzaminimeve ka rezultuar se bëhej fjalë për Gjergj Cukalin. Por jo vetëm kaq, pasi në makinë janë fiksuar edhe gjurmët e tij të gishtave.

Me rëndësi për policinë është që të zbulojnë porositësin e krimit sepse ka të dhënë që hedhin dyshime se vrasja ka qenë e porositur me qëllim eleminimin e 50-vjeçarit sepse nuk gjendet arsye dhe motiv tjeter që mund ta çonte atë drejtë vrasjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga