LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili i “përvishet” Ramës/ Të gjithë tallen me këtë frikacak

1 Qershor 2019, 08:28, Aktualitet CNA
Vasili i “përvishet” Ramës/ Të gjithë

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas letrës së shtatë publike, që kreu i qeverisë, Edi Rama i drejtoi sot, tashmë jo Bashës, por qytetarëve demokratë.

Ndërsa Rama shprehet i prerë në qëndrimin e tij për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, Vasili i kujton Ramës se në 2007, i shtyu zgjedhjet sipas tij për një copë çertifikatë.

?Po ky i mbaruar i shtyu zgjedhjet në vitin 2007 për një copë certifikatë, tani na shkruan romane për dashurinë që ka për Kushtetuten.?-shkruan ndër të tjera Vasili.

Po ashtu ai thekson se ?Të gjithë vetëm qeshin me këtë kryeministër frikacak. Të gjithë tallen me këtë frikacak.?

Postimi i plotë i Vasilit:

Cfarë kryeministër i lodhur,vertet i lodhur krye krejt.

Po ky i mbaruar shtyu zgjedhjet ne vitin 2007 per nje cope certifikat, tani na shkruan romane per dashurine qe ka per kushtetuten.

Po ky i mbaruar i shtyu zgjedhjet edhe ne 2017.

Apo kur eshte ne hall ky s’ka rendesi kushtetuta shtyhen zgjedhjet.

Te gjithe vetem qeshin me kete kryeminister frikacak.

Te gjithe tallen me kete frikacak.

Ky eshte i vetmi kryeminister qe e ka kryeministrine si panolino politike qe i zgjidh hallin sa here qe nuk i mbahet….frika.

Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do qe te zgjedhe dhe jo te votoje./ CNA.al

Letra e shtatë publike/ Rama i drejtohet demokratëve

Lajmet e fundit nga