LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasojat e tërmetit në Korçë/ Meta thirrje autoriteteve

1 Qershor 2019, 14:40, Aktualitet CNA
Pasojat e tërmetit në Korçë/ Meta thirrje autoriteteve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në në rrjetet sociale, lidhur mbi pasojat e tërmetit në zonën  e Korçës.

Meta u bën thirrje autoriteteve qendrore dhe lokale që të ndjekin me vëmendje dhe analizojnë pasojat, duke garantuar mbështetjen e nevojshmë për qytetarët.

Postimi i plotë

Shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

U bëj thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi.

U uroj shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar! /CNA.al

Lajmet e fundit nga