Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Enigma 180 milione euro

Aktualitet

Nga Klodian Tomorri/ Enigma 180 milione euro

Publikuar

-

Ora 3 e gjysme. U be gati nje ore qe pres autobusin e Kasharit ne stacion. Nderkohe ne koke me rrotullohet nje pyetje. Nga do vijne 180 milione eurot qe do financojne ndertimin e rruges Milot-Balldrene dhe asaj Orikum Dukat? Autobusi nuk duket gjekundi. Kjo me jep edhe me shume kohe te vras mendjen.

Sipas modelit financiar, me shume se gjysma e parave ose 95 milione euro do vijne nga bankat. Teorikisht kjo eshte e mundur. Kater bankat me te medha ne vend kane hapesire te ekspozohen deri ne 100 milione euro ne nje debitor te vetem. Por ceshtja nuk qendron te bankat, me shume se sa tek te debitoret.

Kompania e pare ka gjithsej vetem 17 milione euro asete. Pertej kesaj, 80 per qind e tyre, ose 14 milione euro, jane te financuara me borxh. Ekonomistet e quajne raporti i borxhit, qe ne kete rast eshte 0.8. (Borxh/ asete) Rrjedhimisht vetem 3 milione euro jane para te vete kompanise ose ai qe teknikisht njihet si kapitali. Kujdes jo kapital themeltar, por i gjithe kapitali.

A mundet nje banke te financoje 70 milione euro ne keto kushte? Treguesit e kompanise se dyte jane edhe me sfidues. Ndoshta kontrata e koncesionit mund te sherbeje si garanci. Jo sovrane, por serish ajo mund te joshe, institucione financiare qe kane oreks per risk. Ne mos bankat ketu, ndoshta fondet e investimeve jashte. Gjithsesi kjo do te jete shume e veshtire. Por me shume skepticizem, pranohet si pengese qe mund te tejkalohet.

Tani vjen e dyta. Te dy kompanite angazhohen se do te mobilizojne 67 milione euro kapitale te vetat, respektivisht 52 milione euro kompania e pare dhe 15 milione euro ajo e dyta. Problemi eshte se te dyja bashke kane me pak se 5 milione euro kapital. Dilema eshte nga do vije mbi 60 milione euro kapital fantazme. Ekonomiksi eshte arti i te pamundures, por gjithcka ka kufij.

LEXO EDHE:  Ku ta fusim profesionalizmin e burokrateve?

Ka disa menyra se si nje kompani mund te rrise kapitalin. E para eshte kontributi i aksionereve. Por nese ata do te kishin para te tjera gjasat jane se do i kishin perdorur sakaq per te permiresuar strukturen e kapitalit ne kompnite e tyre. Dmth do te kishin rritur kapitalin e paguar ose do te kishin ulur borxhet per te paguar me pak interesa. Teknikisht kjo quhet reduktim i leves financiare. Ra opsioni i pare.

Menyra e dyte eshte shitja e nje pjese te aksioneve. Sipas bilanceve te dorezuara, nese te dy kompanite do te shisnin gjysmen e aksioneve qe kane sot, nuk do te ngrinin me shume se 2.5 milione euro kapital shtese. Mbeten ende dhe 57 milione euro te tjera per t’u gjetur.

Ka dhe nje menyre te trete. Injektim kapitali nga jashte. Disa burra te pasur qe nuhasin mundesine per me shume fitime pranojne te financojne projektin. Ne bote, keta njihen si investitoret engjej ose venture capitalists. Por ketu hyjme ne territor te minuar.

Nderkohe autobusi i Kasharit ka ardhur me ne fund. Hipi ne autobus, pa i dhene dot zgjidhje dilemes se kapitalit. Nga do te vije 57 milione euro kapital fantazme. Rilindja punon ne rruge te mistershme. Njesoj si Zoti.

Por ne fund te fundit kjo eshte loje numrash. Dhe numrat i bejne gjithmone njerezit. Parate mund te gjenden kollaj, mund te mos duhen fare ose ose mund te vijne nga burimet e erreta. Kjo eshte enigma 180 milione euroshe, pergjigjen e se ciles do ta zbulojme shume shpejt.

Koha kalon me nxitim. Madje edhe autobusi legjendar i Kasharit mberriti ne stacionin ku duhet te zbres.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Revoltohet gazetari/ Forca e ligjit apo forca e krimit

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Hetimi i koncesioneve të shëndetësisë mbyllet me vetëm një pyetje

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Pompat e karburanteve me koncesion/ Gazetari i “nxjerr bojën” opozitës

LEXO EDHE:  Pompat e karburanteve me koncesion/ Gazetari i “nxjerr bojën” opozitës

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: