Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

Aktualitet

Nga Andi Bushati/ Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

Publikuar

-

analisti dhe gazetari andi bushati

Sa më shumë afrohet 30 qershori, aq më të fortë bëhen zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme.

Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit.

Të marra veç e veç dhe të shkëputura nga konteksti aktual, të gjitha këto arsyetime ndoshta qëndrojnë. Ato do ti përqafonte çdo mendje e ekuiliburar në çdo situatë zakonshme.

Por, pavarësisht se sa normale dhe bashkësisht të pranueshme të duket logjika e mësipërme, ajo duhet testuar me rezultatin që prodhon.

Sepse asnjë ide nuk është e mirë apo e keqe, e bardhë apo e zezë, pa kaluar nën testimin e efektit që sjell. Dhe për të parë këtë na vjen në ndihme një projektim I Shqipërisë së pas 30 qershorit.

Në këtë moment ne do të realizojmë se për herë të parë në pluralizëm do kemi zhvilluar zgjedhje që nuk e meritojnë këtë emër, pasi shumicës së shqiptarëve u është hequr mundësia të votojnë për më shumë sesa një alternativë të vetme.

Në këtë moment ne do të shohim se, gjithashtu për herë të parë, të tëra bashkitë e vendit do të jenë të ngjyrosura me një bojë të vetme.

Por anomalitë nuk do të mbarojnë këtu.

Shqipëria e pas 1 korrikut do të ketë parlamentin me një parti unike që bën estradë me disa opozitarë qesharakë.

Ajo do të ketë të parën kryeprokurore të pjellë nga reforma në drejtëësi, të zgjedhur me votat e njërës palë.

Ajo do të ketë një shërbim sekret të kontrolluar nga ai kryeministër që e hoqi qafe me ngritje si ambasador “spiunin dixhital të Saliut”, vetëm për ta kapur edhe ShiSh-in.

Ajo do të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit të sakatuar, sepse shumica rrefuzon të votojë edhe të vetmet kompetenca që kushtetuta i ka lënë në dorë kreu të shtetit.

LEXO EDHE:  Nuk ikim, këtu do të rrimë!

Ajo do të ketë një Gjykatë Kushtetuese të vdekur, që nuk kthen dot asnjë nga ligjet “ad hominem” që kryeministri i çon parlamentit për të qerasur klientët e tij.

Ajo do të ketë një parti në pushtet, pa ryma, pa fraksione dhe pa zëra kundër, ku kryetari nuk pranon të organizojë as zgjedhje formale, duke qëndruar në majë pa u votuar prej dhjetë vjetësh.

Ajo do të ketë për udhëheqës unik të vetmin lider politik shqiptar që nuk e ka  praktikuar qoftë edhe njëherë dorëheqjen.

Ajo do të ketë për herë të parë në histori një sistem ku oligarkët më të mëdhenj të vendit mbështesin dhe financojnë ekskluzivisht njërën palë dhe kur mediat kombëtare janë shndëruar në autoporlant të saj.

Kjo pra do të jetë Shqipëria moniste e pas 30 qershorit, domeni ekskluziv i një njeriu dhe ku do të jetë zhdukur çdo lloj kundërpushteti demokratik.

I gjithë ky “udhëtim” imagjinar në Shqipërinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, nuk është i rëndësishëm vetëm për të ngritur pyetjen që kundërshtarët e tij bëjnë rëndom: A ja vlen sakrifikimi i kariges së një njeriu për të penguar krijimin e kësaj mostre diktatoriale?

Personalisht besoj se kjo është një dilemë retorike që i asgjeson të gjitha alibitë e ngrituara në fillim të këtij shkrimi.

Por, kjo panoramë, është mbi të gjitha e vlefshme për të kuptuar një gjë tejet më thelbësore. Për tu ndërgjegjësuar për faktin se atdheu i një dite më pas, nuk do të jetë thjeshtë një aksident, i prodhuar prej vendimit kapriçoz të opozitës për të mos marrë pjesë në një garë elektorale. Ai është fryti i një projekti të përgatitur me kujdes për ta trajtuar Shqipërinë si një tepsi personale.

Në këtë kuptim, 30 qershori do të jetë epilogu i finalizimit të një regjimi anti demokratik. Fillimi i marshimit përmes një tuneli të errët, me të gjitha rrisqet dhe vështirësitë që përmbën kjo rrugë. Por ndoshta pikërisht për këtë, ai mund të përbëjë edhe ditën e parë të përligjjes së dhunës për tu përballur me këtë monstër./Lapsi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

LEXO EDHE:  Video-skandali/ Agjentët e Ramës dhunuan gjimnazistin në protestën e studentëve

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri, aty ku jeta vlen shumë pak”/ Copëza nga udhëtimi për në vendlindje

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: