LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon testi për marrjen e patentës/ DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm

1 Qershor 2019, 10:12, Aktualitet CNA
Ndryshon testi për marrjen e patentës/ DPSHTRR bën njoftimin e

Duke nisur nga dita e hënë, Testi Teorik për marrjen e provimit të patentës, do të pësojë disa ndryshime.

Sikurse bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga e hëna e parë e Qershorit, është rishikuar 45% e volumit të Testit Teorik B.

Po ashtu, DPSHTRR bën të ditur se janë eliminuar 1199 fjali ngatërrestare si dhe janë korrigjuar 1848 fjali me gabime.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se me këtë ndryshime, Testi Teorik është më i kuptueshëm, më praktik dhe me korrekt.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor:

Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:
? Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!
? Korrigjuam 1848 fjali me gabime!
Testi Teorik i ri:
? Më i kuptueshëm
? Më korrekt
? Më praktik
Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!

Shembull, ? hequr 1199 quiz-e si këto:

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta?.shfaqja e njollave mbi lëkurë?. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë?.

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti?.duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni?.

Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut?

???????

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo

Lajmet e fundit nga