Connect with Us

Foto-Video/ Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan

Aktualitet

Foto-Video/ Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet sociale ka publikuar foto dhe video të cilat sipas tij janë hapja e fushatës së PS-së në qytetin e Elbasanit.

Sipas Boçit, Partia Socialiste po blen vota dukie shpërndarë ushqime për të vobektët me qëllim për ti marrë votën më pas.

Ish deputeti e quan këtë fazën e parë të blerjes së votës.

Postimi i plotë:

SKANDAL!

Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.

Fillon e blen vota që ditën e parë.

Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.

Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.

Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.

I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.

Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.

Faza e dytë është me para kesh në dorë.

Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!/CNA.al

Gepostet von Luciano Boci am Samstag, 1. Juni 2019

Aktualitet

Juventusi nuk ka “të ngopur” në merkato/ Sarri: Dua yllin anglez

Publikuar

-

Maurizio Sarri ka një dëshirë për repartin e mbrojtjes. Trajneri i Juventusit kërkon një përforcim për krahun e majtë. Aty janë Alex Sandro dhe Luca Pellegrini, por ky i fundit pritet të huazohet diku.

“Daily Mail” raporton se bardhezinjtë janë vënë pas Danny Rose, 29-vjeçarit të Tottenham. Sarri i ka kërkuar Fabio Paraticit të nisë negociatat dhe të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me finalistët e Champions League.

Për lojtarin e kombëtares angleze (numëron 27 ndeshje të zhvilluara) interesohen edhe PSG me Shalke 04. Rose është pjesë e Tottenham që prej 2013, vit kur la Sunderland për t’u transferuar te “Spurs”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik/ Fotografi i VIP-ave akuzohet publikisht për abuzime seksuale

Publikuar

-

Faqja e njohur online “Diet Prada”, ka publikuar një skandal sot mes fotografit të njohur të VIP-ave Marcus Hyde dhe një modeleje.

Faqja që trajton tema që në botën e njohur të modës kanë qenë tabu, ka zbuluar se si fotografi i Kim Kardashian i ka kërkuar modeles foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik.

Marcus i kishte kërkuar asaj 2 mijë dollarë në shkëmbim të një bashkëpunimi ose nëse i dërgon atij një foto nudo ajo e përfitonte falas.

Kjo bisedë bëri mejëherë bujë në internet dhe me sa duket ka shërbyer si frymëzim për të gjitha vajzat që ai ju ka kërkuar favore seksuale.

Një modele tjetër ka treguar bisedën që ka bërë me të në E-mail dhe shihet se Marcus i kërkon asaj foto nudo. Rastet e tilla kanë qenë të shumta dhe forografi nuk ka reaguar ende lidhur me to.

Marcus Hyde është fotograf super i njohur në botën e modës dhe ai bashkëpunon shpesh me artistët si, Kim Kardashian, Kanye West dhe Ariana Grande.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dosja ‘Toyota Yaris’/ Prokurorët belgë zbarkojnë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dosja ‘Toyota Yaris’ sjell në Tiranë një grup prokurorësh belgë. Burime për “BalkanËeb” thanë se prokurorët belgë do të zhvillojnë takime me grupin që po kryen hetimet për dosjen, si edhe me prokurorë të Krimeve të Rënda, Doloresa Musabelliu dhe Ened Nakuci.

Prokuroria e Belgjikës ka kërkuar të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris” , ndërsa nuk dihet nëse ky grup prokurorësh belgë do të asistojnë gjatë marrjes në pyetje të kreut e PD-së. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshminë e tyre Agim Ceka shoferi i kamionit ku ndodhej ‘toyta yaris’ dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinë.

Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE