LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Rritet bilanci i të dëmtuarve nga tërmeti në Korçë

1 Qershor 2019, 09:59, Aktualitet CNA
Foto-Rritet bilanci i të dëmtuarve nga tërmeti në

Ka shkuar në katër numri i personave të lënduar për shkak të tërmetit në Korçë.

Sipas, ?Korça report?, goditjet e tërmetit, sidomos ato të para më të fuqishme që kapën në gjumë mjaft banorë të rajonit të Korçës, kanë shkaktuar 4 persona të plagosur në fshatin Floq.

Nuk saktësohet mosha e tyre, por këta të lënduar janë dërguar për kurim në spitalin rajonal.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën sipas njoftimeve të para.

Edhe dëmet materiale kanë qënë më të rëndat në fshatin Floq ku mendohet se ishte epiqedra e tërmetit.

Nga ana tjetër prefektura e qytetit juglindor ka konfirmuar 10 shtëpi të dëmtuara në Floq dhe Qafëzës si dhe 10  të tjera dhe fshatin  Vidohovë.

Për shkak të situatë së rënduar, Emergjencat Civile do të dërgojnë tek banorët e Floqit 40 çadra për familjet, të cilat tashmë  kanë humbur shtëpitë për shkak të tërmetit./CNA.al

Lajmet e fundit nga