LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhurata dhe llogari bankare në Gjermani/ Ministrja e Ramës përjashton bashkëshortin nga pasuria

1 Qershor 2019, 14:10, Aktualitet CNA
Dhurata dhe llogari bankare në Gjermani/ Ministrja e Ramës

Në fund të vitit 2018, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në Qeveri.

Në krye të Ministrisë së Arsimit, në vend të Lindita Nikollës ai emëroi Besa Shahinin e cila deri në kohë mbante postin e zëvendësministres.

Menjëherë pas marrjes së detyrës Shahini u ndesh me akuza nga Opozita, për disa veprime që ajo ndërmori.

Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, të cilin Presidenti Ilir Meta e riktheu në detyrë e vuri në qëndër të sulmeve Shahinin.

Kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga veprimi i Metës, pasi sipas saj, Presidenti i ka legjitimuar shkeljet rektorit.

Shahini më shumë intimidohet nga Opozita për faktin se është pjesë e Rilindjes, se sa për punën që po bën.

Para një muaji Shahini i dha fund beqarisë, duke u martuar me deputetin kosovar Dardan Molliqaj, me të cilin ka qenë në lidhje prej disa vitesh.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e saj që nga koha kur ka nisur punë në Shqipëri, por as në deklaratën e fundit nuk e përmend bashkëshortin Dardan Molliqaj.

Shahini ka deklaruar një apartament në Prishtinë që kushton 31 000 euro si dhe  nëntë  llogari bankare deri në Gjermani, ku shifra më e lartë arrin në 40 669 69 euro.

Në vitin 2018, ajo ka deklaruar një Volksvagen që ia ka bërë dhuratë babai, një  apartament në Shqipëri që ka kushtuar 70 000 euro. Për apartamentin ajo thotë se ka marrë kredi 45,000 euro.

Viti 2017 (deklarata fillestare)

Apartament në Prishtinë, Kosove, 63.67 m2, janar 2014. Burimi: Kursime nga puna mbi 10 vjeçare si analiste ne OJQ me bazë në Berlin, Gjermani, në shumën 31 000 euro.

Para të deponuara ne llogari rrjedhëse në Prishtinë. Burimi: pagat apo rimbursimet nga puna si konsulente, analiste apo folëse përgjatë viteve, në shumën 5 461 86 euro.

Para të deponuara në llogari rrjedhëse në Berlin, Burimi: pagat apo rimbursimet nga puna si konsulente, analiste apo folëse përgjatë viteve, në shumën 40 669 69 euro.

Konsulente, Kosovo Foundation for Open Society (KFOS). OJQ, Prishtineë Kosovë, në shumën 2012.50 euro.

Konsulente, Deutsche International Zuzammenarbeit (GIZ), Organizatë zhvillimore Gjerrnanc, Prishtine, Kosovë,  në shumën 600 00 euro.

Konsulente, Qendra Kosovare per Studime to Sigurise (QKSS), Prishtinë, Kosovë, në shumën 2 551 20 euro.

Folëse, Central European University (CEU), Universitet ne Budapest, Hungari, në shumën 2 544. 22 euro

Konsulente, Friedrich Ebbert Stiftung (FES), fondacion gjerman me ban ne Prishtine, Kosove , në shumën 278.25 euro.

Folëse, Aktiv, OJQ, Mitrovicë e Veriut, Kosovë, në shumën 85 24 euro.

Konsulente, Ludëig Boltzmann Gesellschaft. fondacion austriak, Austri, në shumën 700 00 euro.

Viti 2017 (Deklarimi vjetor)

Apartament në Prishtinë, 63.67m2, janar 2014, në shumën 31 000 euro. Burimi: kursime nga puna mbi 10 vjecare si analiste ne OJQ me bazë në Berlin, Gjermani

Para të deponuara në Ilogari rrjedhëse në Prishtinë, Burimi:pagat për rimbursimet nga puna si konsulente, analiste apo folëse pergjatë viteve (gjendja me 31 dhjetor 2017), është 6 244 78 euro.

Para të deponuara në llogarinë rrjedhëse në Berlin, Burimi: pagat apo rimbursimet nga puna si konsulente, analiste apo folëse përgjatë viteve (gjendja me 31 dhjetor 2017), në shumën 40 669 69 euro.

Para të deponuara në llogari rrjedhëse në Tiranë, Burimi: paga, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (gjendja me 31 dhjetor 2017), në shumën 47 375 38 lekë.

Viti 2018

Automobil Volsvagen (2010) Burimi: dhuratë nga babai Rrustem Shahini pas shitjes së makinës së vjetër në Mars 2018, vlera 597 811 lek.

Apartament në Shqipëri,  pagese e kryer: 30,000 Euro (nga kursimet e raportuara në llogarinë rrjedhëse në Berlin para fillimit të detyrës në 2017) Në proces: kredi prej 45,000 Euro. Vlera total: 75,000 Euro, Prill 2018

Pakësim fondesh në llogarinë rrjedhëse në Prishtinë (Raifeisen Bank) Gjendja: 31 dhjetor 2018, në shumën 2 800 euro.

Para të deponuara në llogari rrjedhëse në Tirane, Burimi: paga, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise Gjendja: 31 dhjetor 2018, në shumat 951 euro dhe 536 653 lekë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise Paga dhe Rimbursimet, 12 muaj, në shumën 1,532,326 Lek.

FAF ? Shoqëria e Parë Financiare e Rimbursim për anëtare bordi, 180,540 Lek.

Diaspora për Zhvillim, në shumën 34,000 Lek./CNA.al

Lajmet e fundit nga