LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bypassi 'i artë' në Tepelenë/ Tritan Shehu denoncon skandalin

1 Qershor 2019, 08:31, Aktualitet CNA
Bypassi 'i artë' në Tepelenë/ Tritan Shehu

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka bërë një denoncim lidhur me Bypassin e Tepelenës, që sipas tij kushton rreth 10,2 milionë euro për kilometer.

Shehu e quan këtë baypass ?të artë? edhe pse sipas tij, kjo rrugë po ndërtohet në gjurmët e rrugës ekzistuese.

Shehu shkruan se në total kjo rrugë kushton 24,5 milionë euro, ndërsa Baypassi i Fierit, që ka katër korsi kushton 2,2 milionë euro për kilometër.

Si përfundim Shehu denoncon këtë aferë që sipas tij po bëhet që kreu i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi të mbledh para pët fushatën zgjedhore.

Postimi i plotë i Tritan Shehut  

A eshte Termeti e Rilindja e Tepelenes ne mbledhje te financimeve per ?fushaten zgjedhore??
I ashtuquajturi By pass ?i arte? i Tepelenes kushton reth 10,2 M Euro per km!!
Nuk eshte ky By pass, eshte 2,3 km ne gjurmen e rruges ekzistuese, me dy kalime, me gjeresi 10,5 m, ne shumice mbi trasene e vjeter poshte Kalase se Tepelenes, qe po rikonstruktohet me vlere 28,5 miliard leke, pra reth 24,5 M Euro.
Nderkaq dua tju kujtoj se By Pass i Fierit, autostrade me kater korsi, i financuar e kontrolluar nga Banka Europiane, ka koston reth 2,2 M Euro per Km.
Ndersa me tabelat e vendosur aty, duke perdorur gjoja lotuset, perpiqen te fshehin vleren reale te te gjithe investimit.
Pyetja del e qarte, ku do te perfundoje kjo diference gjigande vlerash financiare, ne Tirane, ne Tepelene, tek te dyja bashke?
Kete duhet ta percaktojne institucionet qe e kane per detyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga