LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulme seksuale me forcë/Reperi i njohur akuzohet për abuzim me një 13 vjeçare

31 Maj 2019, 08:25, Aktualitet CNA
Sulme seksuale me forcë/Reperi i njohur akuzohet për abuzim me

Pak muaj më parë reperi i famshëm amerikan R. Kelly u arrestua dhe u akuzua për 10 vepra penale që lidhem me abuzime të rënda të katër grave. Tre prej tyre ishin nën moshën 17-vjeçare në kohën e sulmit të supozuar.

Një nga katër gratë paraqiti një padi civile prej 50,000 dollarësh kundër Kelly-t në fillim të këtij viti. Ajo pretendon se e ka takuar Kelly-n në maj 1998, kur po ecte në rrugë në Çikago.

Gruaja pretendon se Kelly e vuri re dhe ndaloi makinën për të biseduar me të. Ajo ishte e mitur në atë kohë.

Por së fundmi mediat bëjnë me dije se reperi i famshëm është përballur me disa akuza shtesë për abuzimin seksual, nga prokurorët e Çikagos.

Akuzat e reja lidhen me sulme seksuale me forcë dhe abuzime të rënda seksuale dhe viktima thuhet se është midis moshës 13 dhe 16-vjeçare.

Duke marrë për bazë këto akuza, reperi mund të dënohet nga gjashtë deri në 30 vjet burg.

 

Lajmet e fundit nga