LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen autotransformatori/ Pritet dimër pa drita, qeveria fsheh skandalin

31 Maj 2019, 09:36, Aktualitet CNA
Shpërthen autotransformatori/ Pritet dimër pa drita, qeveria fsheh

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sot një skandal, që sipas tij po mbahet i fshehtë nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se shpërthimi i Autotransformatorit 320 MVA, AT 1 në Nenstacionin e OST, Tirana 2, rrezikon që shqiptarët t?i presë një dimër pa drita.

Vasili më tej thekson se arsyeja e këtij shpërthimi është se nuk reagon mbrojtja e linjes Tirana 2 – Podgorice dhe për këtë shkak tensioni kalon vlerën 445kV.

Sipas tij, largimi i profesionistëve në sistemin energjitik po sjell katastrofa tepër të renda për qytetarët dhe për financat e shtetit.

Gjithashtu Vasili, e cilëson skandaloze faktin që kjo ngjarje po mbahet e fshehtë nga qeveria.

Postimi i plotë i Vasilit:

SKANDALI. Shperthen autotransformatori,nyje kyçe transformimi,pritet dimer pa drita!!!

Largimi i profesionisteve ne sistemin energjitik po sjell katastrofa teper te renda per qytetaret dhe per financat e shtetit.

Rasti me i fundit pak ore me pare eshte: Shperthimi i Autotransformatorit 320 MVA, AT 1 ne Nenstacionin e OST, Tirana 2.

Arsyeja e ketij shperthimi eshte se nuk reagon mbrojtja e linjes Tirana 2 – Podgorice dhe per kete shkak tensioni kalon vleren 445kV.

Ne kete menyre Shqiperia humbet nje nga nyjet me te rendesishme te transformimit

Nyja doli nga puna per shkak te operimit te Sistemit ne nivele absolutisht te palejuara te Tensionit

Kjo ka sjelle per pasoje demtimin e izolacionit dhe ka sjelle renien ne lidhje te shkurter

Autotransformatori qe ka shperthyer eshte prodhim Italian I kompanise Tamini

Ky Nenstacion mjaft i rendesishem eshte ndertuar ne vitin 2011.

Pasoja qe bie mbi qytetaret eshte se gjate dimrit ata do jene pa drita,pasi instalimi i nje nenstacioni te ri kerkon rreth 8 muaj kohe.

Problemi po mbahet fshehur nga qeveria.

Presim tani te degjojme shpjegimet e cmendura te keyeministrit,por perpara cdo gjeje presim te na shpjegoje se si u larguan profesionistet duke lene sistemin ne duart e sharlataneve,pasojat e te cileve i vuajme ne te gjithe./ CNA.al

Lajmet e fundit nga