LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OKB: Julian Assange ka vuajtur tortura psikologjike

31 Maj 2019, 17:08, Aktualitet CNA
OKB: Julian Assange ka vuajtur tortura psikologjike

Një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se themeluesi i kompanisë WikiLeaks Julian Assange ka vuajtur prej torturave psikologjike, pasojë e një fushate shpifjesh, dhe nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ku do të përballen me një “spektakël gjyqësor të politizuar”.

Raportuesi i posaçëm i OKB-së për torturën Nils Melzer vizitoi Jualian Assange-n në një burg të sigurisë së lartë në Londër më 9 maj shoqëruar nga dy ekspertë të mjeksisë. Ai tha se e gjeti atë të trazuar, nën stres të fortë, e të paaftë për t’u përballur me çështjen e tij komplekse ligjore.

“Gjetjet tona tregojnë se zoti Assange kishte të gjitha simptomat e një personi i cili është ekspozuar ndaj torturës psikologjike për një periudhë të gjatë kohe. Psikiatri që ishte me ne tha se gjendja e tij shëndetësore ishte kritike”, tha zoti Melzer gjatë një interviste në Gjenevë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Për shkak të gjendjes së keqe shëndetsore themeluesi i Wikileaks-it nuk u shfaq të enjten për një lidhje të drejpërdrejtë me kamera nga burgu me seancën dëgjimore kur po trajtohet kërkesa për ekstradim të tij në Shtetet e Bashkuara, tha avokati i tij Gareth Peirce. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Julian Assange-n për vjedhjen dhe publikimin e dokumenteve sekrete të qeverisë amerikane./voa/

Lajmet e fundit nga