“Nga një për çdo muaj, tjerët flenë gjumë”/ Këngëtarët shqiptarë thumbojnë kolegët – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Nga një për çdo muaj, tjerët flenë gjumë”/ Këngëtarët shqiptarë thumbojnë kolegët

Publikuar

-

Pasi Enca ironizoi kolegët e saj përmes një postimi në Insta Story në të cilin shkruante se po të mos ishte për të, industria e muzikës do ishte e mërzitshme, sot ka reaguar edhe Capital T i cili shkruan se çdo muaj po nxjerr nga një këngë të re, që për të përkthehen në hite.

 

 

“Ka një për çdo muaj, tjerët flenë gjumë”, shkruan Capital T.

 

Aktualitet

Julian Deda pesimist si Ristani/ Rama nuk do ikë ndonjëherë

Publikuar

-

By

Aktori i humorit Julian Deda, është një nga zërat që kritikon në vijimësi Qeverinë Rama.

Sipas tij, pushteti që po mbjell Rama, prodhon vetëm diktatorë.

“Pushteti, që po mbjell Edi është i destinuar të prodhojë vetëm diktatorë edhe pas ikjes së tij, gjithmonë nëse do ikë ndonjëherë”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

Duket se edhe Deda, është pesimist si Arben Ristani, kur bëhet fjalë për ikjen e Ramës dhe qeverisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Publikuar

-

By

Vitin 2011. Betejë e ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po i vinte fundi numërimit të votave. “Kandari” priste nga Basha. Në kutinë e fundit ndodhi thagma: Rama ia “hipi” Bashës me 10 vota!

Dy ditë më vonë Rama ftoi për drekë Filip Çakulin. Kishte zgjedhur restorantin “Rozafa”. Me lugë në brez ishin edhe Saimir Kodra, Genc Guga dhe Mitro Çela. Rama shkruante sms. Sa niste një barsoletë Filipi, ia zinte fjalën: ”Ma ke treguar!”

Në një moment Rama la mbi tavolinë celularin dhe tha:

– Dëgjo Filip! Zoti është me mua!

– Si e zbulove këtë profeci? – e pyeti Filipi.

– Kujto numërimin e votave. A nuk ishte dora e Zotit që në fund dola me 10 vota më shumë? Do të jetë po dora e Zotit që do më bëjë fitues në Bashkinë e Tiranës!

– Po sikur Zoti të jetë i zënë më punë të tjera këto ditë dhe ta harrojë Bashkinë e Tiranës?!

Për fatin e keq të Ramës, Filipit i doli fjala…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Publikuar

-

By

Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, kreu i PD-së Lulzim, ka treguar se për çfarë është biseduar.

Takimi me Metën sipas tij kishte në objekt, zgjedhjet e 13 Tetorit, si mundësi për të dalë nga kriza politike.

“Takimi lidhet me 13 Tetorin. Meta mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza. Duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar është e gatshme të marrë çdo hap për të garantuar të drejtën e votës së lirë. Zgjedhjet duhet të jenë për njerëzit jo për Ymer Lalën dhe bablokët e oligarkët”, ka thënë Basha.

Ndërsa takimi me aleatët, sipas tij ka qenë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar.

“Sot me aleatët kemi diskutuar për hapat  e mëtejshëm në aksionin politik në të gjitha rrafshet, në raport me qytetarët, faktorin ndërkombëtarë dhe zgjedhjet”, ka thënë Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending