LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani “leksion” opozitës/ Po e mbani Ramën në pushtet

31 Maj 2019, 10:02, Aktualitet CNA
Manjani “leksion” opozitës/ Po e mbani Ramën në

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me sondazhin e dy ditëve më parë të ?IPR Marketing? në studion e emisionit ?Tempora? .

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se tani mbetet që ai sondazh të lexohet, të përtypet mirë dhe aktorët politikë të gjejnë mënyrën e duhur, sipas përceptimit popullor.

Sipas Manjanit, sondazhi e tregoi qartë se Edi Rama nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve për të qeverisur i vetëm dhe me ato numra moniste në Parlament, por përçarja e opozitës mban PS në pushtet.

Postimi i plotë i Manjanit:

Nuk ka faj sondazhi!

Ka disa miq të mi, me të cilët debatoj dhe ndaj pikpamjet politike, që thonë se “s’bën sondazhi”.

Është fjala për sondazhin e IPR Marketing që jepet në Ora Neës.

Me teorinë që “fajin e ka sondazhi”, nuk shkohet askund. Në parim sondazhi është një lexues i opinionit në një moment të caktuar.

Saktësia dhe besueshmëria e tij vlerësohet me përvoja të mëparshme. IPR Marketing dhe Ora Neës e kanë fituar këtë besim. Pa asnjë dyshim!

Tani mbetet që ai sondazh të lexohet, të përtypet mirë dhe aktorët politikë të gjejnë mënyrën e duhur, sipas përceptimit popullor.

Sipas meje ai sondazh tregon qartë se:

E thënë thjeshtë: shqiptarët duan thjesht zgjedhje normale që të vendosin.

Partitë, pavarësisht se shahen prap janë të domosdoshme.

Ndaj duhet lexuar dhe jo injoruar ai sondazh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga