LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera në rrugën Milot-Balldren/ Tabaku: Prokuroria të hetojë Ramën

31 Maj 2019, 12:47, Aktualitet CNA

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të folur lidhur me aferën e rrugës Milot-Balldren.

Tabaku akuzon se kryeministri Edi Rama është përfshirë drejtëpërdrejtë në këtë aferë pasi ka tenderuar një kontratë e cila është e vetmja e llojit të saj.

?Prokuroria të hetojë Ramën për aferën e rrugës Milot-Balldren? ka thënë ndër të tjera ish-deputetja Tabaku.

Në këtë kontratë mes qeverisë dhe kompanisë ANK të drejtuar nga Agim Kola, thuhet se qeveria është e detyruar të ndjekë në vazhdim çdo kërkesë të kësaj kompanie për mbëshetje apo parregullsi duke i shtuar edhe më shumë kosto projektit. Tabaku shtoi se kjo kontratë, ndryshe nga çdo kontratë tjetër koncensionare është tenderuar me kosto më të ulët sesa kostoja që përfshin edhe zbatimin e saj.

?Kushdo që ka ideuar këtë koncension duhet të ishte para ligjit. Vlera e plotë e kontratës së tenderaur është 256 mln euro, një vlerë që është 147 mln euro më e lartë se sa kosto e përllogaritur në fillim të dhënies së kontratës. Kjo është kontrata e parë që tenderohet me vlerë më të ulët sesa zbatimi i saj.

Kompania ANK me pronar Agim Kolën, sipas kësaj kontrate përfiton nga qeveria ndjekje të vazhdueshme të punimeve sepse qeveria është e detyrueshme që t?i përgjigjet çdo kërkese në vazhdim.

Për Milot-Balldren kosto fillestare me të cilën kompania ANK fitoi e vetme PPP-në ishte 113 mln euro. Kjo vlerë u rrit fillimisht në 161 mln euro dhe jo më larg se disa ditë më parë qeveria propozoi një tjetër rritje që e çon koston e rrugës në 256 mln euro (me TVSH) me një afat 15 vjeçar si PPP.” tha Tabaku për mediat.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut dhe Lealba Pelinkut:

JORIDA TABAKU

Opinioni publik është njohur këto ditë me një nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot- Balldre. Deri tani dimë që qytetarët do të paguajnë 15 milionë euro për 1 kilometër, por dokumentat në vazhdim na tregojnë se vlera mund të rritet, duke e kthyer kontratën në një skemë mafioze.

Vlera e 1 kilometri, në terren fushor, pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, mund të shkojë edhe 17 milionë euro, sepse kështu ka vendosur Edi Rama.

Afera është pothuajse e ngjashme me atë të Unazës së Re, ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabitjen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të fallsfikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim  Kola dhe që për partner në punime, ka klonimin e vetes, nëpërmjet hapjes së një kompanie, që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot.

Është detyrë e prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku dhe me kë është përfshirë kryeministri i vendit në këtë aferë mafioze që u grabit shqiptarëve miliona e miliona euro.

Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e projektit prej 17 kilometrash.

Është e qartë se kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz duhet të  shkojë para drejtësisë. Skema mafioze që grabit shqiptarët me miliona euro e ka zanafillën tek tenderi korruptiv.

LEALBA PELINKU

Krijimi i kompanisë është një tjetër pjesë e skemës mafioze.

Kur qeveria lancoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel dhe duke e ditur që asnjë biznes i ndershëm nuk do të kishte këtë kapital në dispozicion!

I këtij mendimi ishte edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë, e më pas FMN dhe institucione të tjera serioze kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto projekte.

JORIDA TABAKU

Sot,  fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Ky program po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot mëtë larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande, që siç tregohet në tabelën e siguruar nga Partia Demokratike, qe do të ketë efekte për 15 vitet në vijim, duhet të ndalet menjëherë.

Kjo kontratë, nqs kalon në parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet. Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim!/CNA.al

Lajmet e fundit nga