LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do i ndalojë opozita shqiptarët të votojnë?/ Paloka jep përgjigjen e prerë

31 Maj 2019, 14:06, Aktualitet CNA
A do i ndalojë opozita shqiptarët të votojnë?/ Paloka jep

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për atë çka pritet të ndodhi me zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

I ftuar në  emisionin ?Top Talk?,në TV “Top Channel” Paloka u pyet përse opozita nuk i fton shqiptarët të mos shkojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

?Ne nuk i ndalojmë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje sepse nuk ka zgjedhje, nuk do të ketë votim. Zgjedhjet bëhen mes dy palëve dhe bëhen me qëllim që njerëzit të zgjedhin mes dy palëve. Opozita nuk i ka lënë zgjedhjet se iu tek të bëjë plazh në qershor. Ti si shtetar meqenëse që do të bësh zgjedhje, krijo kushtet. Këtu s?ka as votime. Ky  zotëria po kalon nga krimi në krim. Ai çon ligj në parlament vetëm për të vjedhur shqiptarët. Që nesër të thotë e votoi parlamenti.  Kur duan të votojnë shqiptarët votojnë, por kur ti i blen votën e atyre që janë pa bukë. Janë 30 mandatë të vjedhura. Ata që po kërkojnë krimin ata që do shkojnë në burg?,- shtoi ndër të tjera Paloka./CAN.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga