Connect with Us

Ylli i madh del kundër Barcelonës/ Çmimi që kërkojnë për të më lënë të lirë nuk është normal

Aktualitet

Ylli i madh del kundër Barcelonës/ Çmimi që kërkojnë për të më lënë të lirë nuk është normal

Publikuar

-

Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen, e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Katalunja këtë verë. Portieri holandez nuk ka arritur të fitojë statusin e titullit, pasi ka përpara vetes Marc-Andre ter Stegen.

Shumë klube duan të nënshkruajnë me portierin e Barcelonës, por klubi katalanas ka kërkuar një shifër të majme. Ata e largojnë Cillisen për 60 milionë euro. “Gardiani i portës” e ka komentuar vetë këtë shifër duke treguar se nuk i pëlqen aspak.

“Kërkesa e Barcelonës për 60 milionë euro nuk më ndihmon aspak. Ky është një çmim jo normal dhe e nderlikon shumë të ardhmen time”, – thotë ai. Cillisen kërkohet nga Benfica, Porto, por për të ka shfaqur interes dhe Manchester United.

Aktualitet

U ble apo u shpërblye nga politika?/ Gjyqtarja e Krimeve të Rënda në sitën e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri do të dalë nesër në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Rivlerësimi i saj do të bëhet nga trupa e gjyqtarëve Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi të kaluarën e saj profesionale dhe mbi aspektin pasuror, bazuar në të dhënat e marra nga ILDKPKI-ja.

Kujtojmë se në vitin 2011 gjyqtarja Dhurata Haveri u lakua si një  nga emrat e “sponsorizuar’ nga Ministri i Drejtësisë në atë kohë Enkeljed Alibeaj me një post në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

                                                             Dhurata Haveri

Po në atë kohë, në media u shkrua, pas rrëzimit të ankesave të Partisë Socialiste nga Kolegji Zgjedhor, ku bënte pjesë edhe gjyqtarja Haveri, sërish kjo e fundit u shpërblye.

Si shpërblim këtë radhë i ishte licensa e noterit bashkëshortit të saj Arben Haveri.

U ble apo shpërblye gjyqtarja Haveri nga politika, le t’i japë përfundimet Vettingu, ne po sjellim në vëmendje, atë çfarë është diskutuar në media dhe në opinionin publik.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Haveri i ka hedhur themelet që në vitin 2004. Në atë vit ajo deklaron se ka blerë dy apartamente banimi, njërin me sipërfaqe135 m2, në vlerën 69.309 euro dhe tjetrin me sipërfaqe 75.26 m2 në shumën 2 132 883 lekë.

Pas katër vitesh dhe konkretisht në vitin 2008 ajo deklaron se ka blerë një automjet, në shumën 19 000 euro, ndërkohë që në vitet paraprake kishte deklaruar edhe dy kredi, në shumat 6 000 euro për 5 vjet dhe në shumën 2 900 000 lekë, si dhe një hua ndaj një kompanije në shumën 10 000 euro.

Më pas në vitet 2011 dhe 2013 ajo e ka shtuar pasurinë e patundshme me dy apartament të tjera si dhe një makinë. Një apartament  2+1, me vlerë, 4 761 050 lekë, një tjetër apartament, me sipërfaqe 106.4 m2, në shumën 60 000 euro si dhe një automjet, me vlerë, 5 509 euro.

Në vitin 2015 ka blerë një garazh me sipërfaqe 14.0 m2, në shumën 5 000 euro, por ndërkohë që ka shtuar këtë pasuri, deklaorn edhe isa kredi.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Dhura Haveri.

Viti 2003

Automjet, në shumën 3 milion lekë.

Kredi, 20 milion lekë.

Viti 2004

Apartament banimi, sip.135 m2, në vlerën 69.309 euro.

Apartament banimi, me sip.75.26 m2 në shumën 2 132 883 lekë.

10 000 euro parapagesë, firmës “Shushica”.

Të ardhura nga paga, 1 301 014 lekë.

Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve.., 100 000 lekë.

Të ardhura të përfituara nga licensa…120 000 lekë.

Të ardhura të përfituara  nga kontrata e shitjes së pasurisë..2 600 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 271 298 lekë.

Shpërblim, 65 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat, 500 000 lekë.

Hua, në shumën 1 000 000, paguar 500 000 lekë.

Kredi, 6 000 euro për 5 vjet.

Tërheqje kredie konsumatore, në shumën 2 900 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga puna si gjyqtare,1 367 290 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat, 1 800 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si pedagog, 130 000 lekë.

Llogari e bashkëshortit 3 500 euro.

Viti 2007

Gjendje cash, 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 427 538 lekë.

Hua 10 000 euro.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat, 1 600 000 lekë.

Viti 2008

Automjet, 19 000 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 362 790 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit në shumën 450 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 691 578 lekë.

Të ardhura nga puna si anëtare e KLD-së, 216 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit në shumën 500 000 lekë.

Viti 2010

Kursime nga të ardhurat, 800 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 691 578 lekë.

Të ardhura nga puna si anëtare e KLD-së, 600 000 lekë.

Viti 2011

Apartament banimi 2+1, me vlerë, 4 761 050 lekë.

Automjet, me vlerë, 5 509 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 969 344 lekë.

Të ardhura nga puna si anëtare e KLD-së, 90 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si regjizor në RTSH, në shumën 700 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 589 426 lekë.

Të ardhura nga puna si anëtare e KLD-së, 108,00 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 28 800 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si noter, 420 000 lekë.

Viti 2013

Apartament, me sip.106.4 m2, në shumën 60 000 euro.

Vlerë e likuiditeteve, gjendje cash, 900 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 572 477 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 36 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si noter, 700 000 lekë.

Viti 2014

Gjendje cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 645 013 lekë.

Dieta, 96 500 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si noter, 800 000 lekë.

Viti 2015

Garazh me sip.14.0 m2, në shumën 5 000 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 643 095 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si noter, 400 000 lekë.

Të ardhura nga ekzekutimi i titullit ekzekutiv në emër të bashkëshortit, në shumën 170 000 lekë.

Viti 2016

Gjendje cash, 303.896,88 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare,1 662 586 lekë.

Llogari bankare e djalit në shumën 298 01 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 643 423 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si noter, 300 000 lekë.

Elma Haveri, përfitesë për pagesë masteri në shumën 6 000 dollarë.

Depozitë bankare në emër të djalit shtuar me 100 euro.

Viti 2018

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 663 249 lekë.

Dieta në shumën 29 500 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, në shumën 50 815 lekë.

Kredi 5 000 000 lekë, marrë në vitin 2014 për blerje apartamenti. Janë shlyer, 342 421 lekë, ndërsa kanë mbetur 3 455 536 24 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si noter, 300 000 lekë.

Elma Haveri, përfitesë për pagesë masteri në shumën 6 000 dollarë.

Elma Haveri, të ardhura nga puna në kompaninë Mak Albania, 60 000 lekë.

Depozitë në emër të djalit shtuar me shumat 50 000 lekë dhe 20 euro./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plas te Reali/ Zidane zbulon veprimin e turpshëm të Bale në ndeshjen ndaj Bayernit

Publikuar

-

E ardhmja e Gareth Bale mbetet çështje e nxehtë te Reali i Madridit, me uellsianin që refuzon të largohet nga “Los Blancos”, edhe pse nuk është më në planet e trajnerit Zinedine Zidane. 30-vjeçari, sikurse e zbulon tekniku francez, refuzoi të luante në sfidën e International Champions Cup kundër Bayernit (3-1 për bavarezët), por është i vendosur të zbresë në fushë ndaj Arsenalit, takim që do të luhet në orët e para të së mërkurës .

Zidane ka qenë në ballë të përpjekjeve të Realit për të detyruar Bale të largohet, teksa së fundmi ka spikatur edhe një ofertë faraonike nga Kina, por lojtari vijon të bëjë rezistencë.

“Së pari, nuk është e vërtetë që nuk e kam respektuar dikë e aq më tepër futbollistët. Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë, lojtarët janë më të rëndësishmit. E dyta, kam thënë se klubi po përpiqet ta shesë atë. Dhe e treta, mendoj se është shumë e rëndësishme të thuhet se Gareth nuk pranoi të luante, sepse nuk donte që të negocionim largimin e tij.”

Por a do të jetë Gareth Bale në fushë kundër Arsenalit?

“Ju mund të pyesni për gjithçka, por unë iu përgjigja pyetjes. Gareth është një lojtar i Real Madridit. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ai është një lojtar i skuadrës”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Për të gjithë “krenarët” e Reformës/ Ish-ministri ia numëron në sy “bëmat” Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani teksa bën një panoramë të situatës në Shqipëri, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kjo Reformë në Drejtësi, nuk i duhet askujt në momentin që nuk parandalon krimin dhe sipas tij vidhet e abuzohet në sy të të gjithëve.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Panoramë:

Miliona euro kontrata koncensionesh e PPP pa leverdisshmëri ekonomike, të lidhura pa garë dhe për shërbime që blihen shtrenjtë.

Po aq miliona euro tenderë për një pakicë njerëzish. Kontrata të lidhura pa garë të mirfilltë dhe në një pjesë të mirë me procedura Sekret!

Kulmi!!! Tenderë sekretë.

Dhunim i hapur i pronës publike, për t’u vënë në funksion të ndërtimeve private.

Shkatërrim me dashje i trashëgimisë kulturore e historike të vendit.

Rrëmbim i pronës private hapur dhe me policë!

Arrestime haptazi të paligjshme të kryera me urdhër politik nga policia.

Vjedhje e votimeve sa herë që bëhen, me ose pa opozitën.

Të mos përmendim këtu dhunimet sistematike të Kushtetutës së Republikës, apo presionet e dukshme ndaj gjykatësve që guxojnë të zbatojnë ligjin.

Ama, JEMI KRENARË që bëmë Reformën në drejtësi!

Se kujt i duhet kjo reforma kur vidhet hapur e pa frikë nga ndëshkimi, vetëm ata që janë krenarë e dinë!

Dhe të gjithë “krenarët” e reformës nuk harrojnë të shtojnë se “fajin e ka opozita”!!!

Dmth qeveria vjedh, por opozita që është dhe pa imunitet, ka faj e frikë!

Të puthsha mendjen- i thonë kësaj!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE