LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vjedhjet klamoroze të qeverisë”/ Berisha denoncon prokurimet me rrugët

30 Maj 2019, 19:05, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke folur për infrastrukturën e vendit, akuzoi vjedhjet klamoroze të qeverisë më çmimet e larta për kilometra autostradë.

Ndërsa denoncoi aferat qindra milion eurosh për rrugë të papërfunduara siç është rasti i Elbasanit apo prokurimi i fundit e segmentit Milot Balldren.

?Rama nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013.

Për 7 km të papërfunduara në 6 vite, çmimi i autostradës Tiranë-Elbasan i kaloi 300 milionë eurot. Gjithçka janë vjedhje klamoroze. Shkoni shihni pak rrugën që prokuroi dje Rama, Milot-Balldren, 15 milionë euro kilometri për ta shndërruar në 4 korsi, as tunel, as urë.

Ndërkohë që bypassi i Fierit që ka disa vepra arti, ndërtohet me 2.1 milionë euro për kilometer? tha Berisha në emisionin ?Pressing? në TV T7./CNA.al

Lajmet e fundit nga