LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tregoji shqiptarëve diplomën e shkollës së lartë”/ Kujtim Gjuzi “shtang” Bashën

30 Maj 2019, 14:45, Aktualitet CNA

Kujtim Gjuzi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga listat shumëemërore të Lulzim Bashës, tha nga studioja e rubrikës ?45 Minuta?, në Report TV, se i ka kërkuar Bashës të bëjë publike diplomën e shkollës së lartë.

?Unë Bashës i kam kërkuar ti tregojë shqiptarëve diplomën e shkollës së lartë. Këtë gjë e kam kërkuar edhe në Parlament, që ta bëjë publike. Kishte një rast kur kishim dyshime për diplomën e kreut të Demokristianëve.?,-tha Gjuzi.

Në lidhje me shkollimin e Bashës në Holandë edhe CNA.al, nëpërmjet një letre dërguar Lulzim Bashës, me 26 Prill, i kërkoi transparencë në informim të publikut, por ajo letër nuk mori kurrë një përgjigje nga Luli./CNA.al

Lajmet e fundit nga