LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedi në Danub/ Mbytet anija me turistë, 7 të vdekur dhe 19 të zhdukur

30 Maj 2019, 06:31, Aktualitet CNA
Tragjedi në Danub/ Mbytet anija me turistë, 7 të vdekur dhe 19

Një tragjedi ka ndodhur në ujërat e lumit Danub, ku është mbytur një anije, në bordin e së cilës kishte 33 turistë.

Sikurse raportojnë mediat e huaja, mësohet se nga mbytja e anijes kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa 19 të tjerë janë zhdukur.

Anija, në bordin e së cilës kishte turistë kryesisht nga Koreja e Jugut, u mbyt në lumin Danub në kryeqytetin hungarez Budapest, njoftoi media shtetërore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 të orës lokale. Lumi Danub, një vend i vizituar nga turistët, ishte i rënduar për shkak të reshjeve të shumta.

Ministria e jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë janë identifikuar të humbur dhe thanë se qeveria kishte planifikuar të dërgonte një ekip të zyrtarëve në Hungari.

Një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit, Lee Sang-moo gjatë një konference për mediat tha se të paktën një fëmijë ishte ndër të zhdukurit.

Lajmet e fundit nga