LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet skandali i rrugës Milot-Balldre/ Zbulohen të tjera detaje

30 Maj 2019, 09:04, Aktualitet CNA
Thellohet skandali i rrugës Milot-Balldre/ Zbulohen të tjera detaje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit të publikuar një ditë më parë nga mediat, ku thuhej se qeveria do të paguajë nga buxheti i shtetit, 213 milionë euro për ndërtimin e një segmenti rrugor prej 17 kilometrash nga Miloti në Balldren.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese.

?Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!).?-shkruan Shehaj.

Sipas Shehajt, ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë.

?Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë.?-përfundon postimin e tij Agron Shehaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga