Spartak Ngjela zbulon prapaskenat/ “Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Spartak Ngjela zbulon prapaskenat/ “Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni”

Publikuar

-

ngjela analize

Avokat Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë një analizë të situatës politike në vend.

Sipas Ngjelës: Bashës i erdhi kërcënim nga Uashingtoni për dhunën në protestë dhe kjo bëri që ai të vërtitej rrugëve të Tiranës me drita telefoni.

Avokati shkruan se edhe Rama është shqetësuar nga kjo situatë pasi nuk e ndihmon dot më hordhitë destabilizuese.

Analiza e plotë e Ngjelës:

Cili është faktori më i fortë i pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

l.
Faktori më i fortë për pranimin e Shqipërisë në BE është ndërhyrja ruse për të destabilizuar botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sidomos, Shqipërinë në fillim dhe Kosovën më pas.
Por a i ka mundësitë politika ruse që ta bëjë këtë destabilizim?

Politikani i lartë amerikan, Palmer, para një muaji deklaroi në Tiranë se “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”.

Kuptohet se politika amerikane mu në Tiranë ua tha këtë forcave destruktive që kërkojnë destabilizim, hordhive të Partisë Demokratike, e cila u duk se pas kësaj, sikur u revoltua edhe më dhe e sulmoi gjendjen me granada Molotov. Të pa para kurrë në historinë e Shqipërisë.

Por çndodhi pas kësaj që në protestën e fundit hordhitë u bënë “pula të qytetëruara?”

LEXO EDHE:  PS kërkoi “kokën” e Malajt/ Ish-ministri flet me emra, zbardh mesazhet kërcënuese

Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni: politika e lartë amerikane i tha: “nëse nuk hiqni dorë nga dhuna, Partinë Demokratike do ta shpallim parti terroriste”.
Në fakt ky ishte fundi.

Edhe Moska u habit me xhiron paqësore dhe me dritë telefonash të të “revoltuarëve të Tiranës”.

ll.
Por mos mendoni që Rama u ndje komod. Është i shqetësuar por tani nuk i ndihmon dot më hordhitë destabilizuese, se sigurisht që e di kërcënimin deklarativ të politikës amerikane për shpalljen e partisë terroriste.

lll.
Të gjitha këto bashkohen dhe na çojnë në përfundimin se pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është sot domosdoshmëri e politikës globale perëndimore. Ky është mendim i prerë i politikës korente amerikane dhe gjermane. Koha e solli që politika e lartë gjermane, anëtarëve
të Bashkimit Europian, kundërshtues të hapjes së negociatave me Shqipërinë, t’iu kujtojë që “ky kundërshtim është interesi rus në Ballkanin Perëndimor”.
E pra, ky duhet të jetë argumenti më i fortë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian shumë shpejt pas çeljes së negociatave.
Po opozita jashtëparlamentare e antiteformë, çduhet të bëjë? Duhet të ketë shumë kujdes: Shqipëria nuk mumd të destabilizohet, kjo është pamundësi absolute…/CNA.al

Aktualitet

Barça bën të pamundurën për Neymar/ PSG nuk ka për të marrë ndonjëherë ofertë si kjo

Publikuar

-

Interesi i Barcelonës për Neymar është i qartë, por PSG nuk ka ndërmend të bëjë ulje për yllin brazilian. Sipas “AS”, francezët kanë refuzuar një propozim interesant të Barcelonës gjatë orëve të fundit.

Katalanasit i kanë ofruar parisienëve kartonët e Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinhos. Krahas dy futbollistëve, Barcelona është e gatshme të shtojë dhe 40 milionë euro në një këst të vetëm.

LEXO EDHE:  PS kërkoi “kokën” e Malajt/ Ish-ministri flet me emra, zbardh mesazhet kërcënuese

Largimi i Neymar ka filluar të jetë temë diskutimi edhe nga kompanitë e basteve të cilat janë të mendimit që 27-vjeçari do të mbetet lojtari i PSG-së në fund të merkatos së verës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hajdarmataj dhe Prela jashtë SPAK-ut/ Zbardhen emrat e prokurorëve antikorrupsion

Publikuar

-

By

KLP ka përzgjedhur 15 prokurorët që do të jenë pjesë e  SPAK-ut.

Prezantimi është bërë nga kreu i KLP, Gentjan Ibrahimi, i cili ka thënë se një pjesë e kandidatëve, kanë gabuar me dorëzimin e dokumentacionit.

Lista e përzgjedhur nga KLP, përbëhet nga prokuroët, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behat Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

LEXO EDHE:  Protesta e dështuar e Bashës/ Ndoka tallet me kreun e Republikës së Re

Kështu janë skualifikuar disa emra të njogur të prokurorisë, si Donika Prela, Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe të tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më lodhën pushimet”/ Aktorja seksi nuk ndalet me fotot provokuese, por i habit të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Pas një sezoni të suksesshëm në “Duplex”,  aktorja seksi Eliona Pitarka, ka nisur pushimet dhe ka postuar shpesh foto me rroba banjo duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Por me postimin e fundit, Eliona shprehet se është lodhur nga këto pushime, teksa pozon në breg të detit.

“Kthehu punes aty kalon me bukur se pushimet”, i shkruan një komentues ndërsa Eliona i tregon se mezi po pret.”Presim Shtatorin, taksirat me pushu dhe 1 muaj”, përgjigjet Eliona.

LEXO EDHE:  Protesta e dështuar e Bashës/ Ndoka tallet me kreun e Republikës së Re

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending