LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra të frikshme/ Ja si u nda gara e audiencës mes Ramës dhe Berishës

30 Maj 2019, 21:22, Aktualitet CNA
Shifra të frikshme/ Ja si u nda gara e audiencës mes Ramës dhe

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e emisionit ?Open? në Top Chanel.

Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha ishte në studion e emisionit ?Pressing? të televizionit ?T7? të Berat Buzhalës.

Të dy transmetuan emisionet përkatëse në faqet e tyre në ?Facebook?.

CNA.al ka ndjekur hap pas hapi audiencën mes Ramës dhe Berishës në rrjetet e tyre sociale.

Audienca është dominuar ndjeshëm nga Sali Berisha.

Në orën 21:30, Berisha ndiqej nga 5.3 mijë persona, ndërsa Rama ndiqej nga 3.3 mijë.

Në orën 21:45 Berisha kishte kulmin e audiencës që arriti në 5.8 mijë, përballë 3.4 mijë që po ndiqnin Ramën.

Inspektimi i fundit nga CNA.al u krye në orën 22:10 ku Berisha kishte më shumë se dyfishin e ndjekësve të Ramës. Përkatësisht 5.3 mijë kundrejt 2.6 mijë të kryeministrit Edi Rama i cili ishte në kulmin e debatit me Rakipllarin./CNA.al

Lajmet e fundit nga