LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretari i NATO-s, vizitë në Shqipëri/ Zbardhet axhenda e takimeve

30 Maj 2019, 19:25, Aktualitet CNA
Sekretari i NATO-s, vizitë në Shqipëri/ Zbardhet axhenda e

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pritet të vizitojë Tiranën. Ardhja e tij vetëm pak ditë pas rekomandimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në do të zhvillohet të Dielën, ndërkohë që së bashku me këtë, burimet konfidenciale të CNA.al zbardhin axhendën e takimeve.

Kështu takimin e parë Sekretari Stotelberg do ta ketë me kryeministrin, Edi Rama si dhe drejtues të tjerë të vendit. Ndërkohë që nuk specifikojnë konkretisht për cilët drejtues të tjerë bëhet fjalë, burimi ynë vijoi të thotë se pas Tiranës, Stoltenberg do të mbrijë në Shkup.

Ajo që bie në sy është fakti se vizita e kreut të NATO-së në Tiranë koincidon me ditën kur opozita ka paralajmëruar se do të zhvilloj protestën e saj të radhës për rrëzimin e Ramës nga qeverisja dhe zvendësimin e tij me një qeveri tranzitore që do të çoj ne zgjedhje të Përgjithshme parlamentare të parakohëshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga