LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i KE/ Hajdari apel për bashkëpunim politik

30 Maj 2019, 08:30, Aktualitet CNA
Raporti i KE/ Hajdari apel për bashkëpunim politik

Në nisje të seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, deputetja demokrate Rudina Hajdari ka folur në lidhje me raport progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Hajdari nga foltorja e Kuvendit, tha se në fokus të këshillit kombëtar të integrimit europian do të jetë bashkëpunimi politik ndërpartiak dhe forcimi i grupeve të interesit.

“Viti 2018 ka qenë sfilitës për porcesin e integrimi të Shqipërisë. Pas rekomandimit të pakushtëzuar për hapjen e negociatave erdhën përfundimet e BE i cili parashikon kushte të qarta. Komisioni i integrimit i kushton vëmendje bashkëpunimit politik, rritjen e transparencës dhe nxitjen e një dialogu konstruktiv.

Në këtë kuadër këshilli ka marrë në shqyrtim dokumente të rëndësishëm dhe rekomanduar gjetjet dhe rekomandimet kryesore. Struktura negociatore ka qenë në fokus të këshillit. Këshilli është i angazhuar që përfshirja e shoqërisë civile të forcohet më tej.”-tha Hajdari.

Gjithashtu ajo deklaroi se do të rriten përpjekjet për konsultime dhe bashkëbisedim me të gjithë grupet e interesit.

“Këshilli kombëtar do të vijojë veprimtarinë e tij në forcimin e grupeve të interesit, nxitjen e dialogut politik dhe përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit

Do të rriten përpjekjet për konsultime dhe bashkëbisedim me të gjithë grupet e interesit”, deklaroi Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga