LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raport-progresi i KE/ Rama: Të adresojmë problemet

30 Maj 2019, 10:16, Aktualitet CNA
Raport-progresi i KE/ Rama: Të adresojmë problemet

Kryeministri Edi Rama ka folur në seancën e sotme plenare lidhur me rekomandimin pozitiv dhe pa kushte që Komisioni Europian ka bërë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Rama tha se ndihet krenar për arritjet e vendit dhe se nuk është surprizuar nga ky raport pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi bërë një progres drejt BE-së.

Rama ndër të tjera ka thënë se duhet të adresohen problemet dhe duhet bashkëpunim duke iu referuar opozitës joparlamentare, e cila sipas tij, duhet të kthejë rrugë dhe të bashkëpunojë për të ndihmuar vendin që të anëtarësohet në BE.

?Ndihemi krenar për raportin sepse kjo tregon se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. Ky raport nuk është surprizë për ne. Edhe pse konkluzioni është i njëjtë me atë të viti të kaluar, raporti në tërësi nuk është i njëjtë. Në faqet e tij mund të shihet se Shqipëria ka bërë progres në krahasim me një vit më parë.

Ne nuk mund të themi se i kami kaluar të gjitha problemet dhe se e kemi arritur objekivin fundor. Apsolutisht që jo. Objektivi fundor lidhet me anëtarësimin në BE. Anëtarësimi është larg por jemi në një fazë të ndërmjetme. Jemi në momentin ku duhet të adesojmë problemet. Raporti është pasqyrë që tregon shtrembërimet e opozitës. Është një pasqyrë që tregon arritjet dhe problemet.

Në atë pasqyrë Shqipëria mund të shikojë se çfarë ka bërë dhe çfarë duhet të bëjë. Drejtësia është larg asaj që duhet të jetë por është një kantier që po ndërton një drejtësi të re. Raporti e shikonte si një Reformë Unike dhe si një rast shembullor, Reformën në Drejtësi.

Raporti tregon qartë edhe për opozitën që nuk është në Parlament se çfarë duhet të bëjë opozita sot në vend që të vahzdojë të bëjë atë që po bën.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga