LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Progres-Raporti për hapjen e negociatave/ Greqia skeptike

30 Maj 2019, 18:14, Aktualitet CNA
Progres-Raporti për hapjen e negociatave/ Greqia skeptike

Pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë,  ka ardhur dhe reagimi nga Athina Zyrtare.

Në një deklaratë ministria e Jashtme greke shprehet, se dy vendet po punojnë për forcimin e marrëdhënieve, por thekson se, Tirana zyrtare duhet të garantojë respektimin e minoritetit grek, si pjesë kryesore për hapjen e negociatave.

?Ne presim garanci për të drejtat e minoritetit në të gjithë Shqipërinë, një masë që Shqipëria kishte ndërmarrë për ta miratuar deri në Maj 2018, dhe zbatimin e ligjit të pronësisë për anëtarët e minoritetit?, thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë

?Greqia është duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet procedurën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në kushtet që janë zbatuar për të gjitha vendet e anëtarësuara, duke përmbushur të gjitha kërkesat. Siç është bërë e qartë në raportin e Komisionit Europian, respektimi i të drejtave të minoritetit grek është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE, përmbushja e të cilave do të trajtohet nga Këshilli i Europës. Në këtë kontekst, ne presim garanci për të drejtat e minoritetit në të gjithë Shqipërinë, një masë që Shqipëria kishte ndërmarrë për ta miratuar deri në Maj 2018, dhe zbatimin e ligjit të pronësisë për anëtarët e minoritetit. ?Së fundmi, po vëmë re metoda që synojnë të anulojnë kandidaturën e kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto veprime shkelin të drejtën e përfaqësimit politik të minoritetit grek për zgjedhjet në Himarë. I bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në rrugën e përparimit dhe jo të bëjë prapa, në mënyrë që procesi i saj i pranimit të përparojë?, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga