LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje apo zgjedhje?/ Pesë rrugët që mund të sjellin daljen nga kriza

30 Maj 2019, 20:03, Aktualitet CNA
Përplasje apo zgjedhje?/ Pesë rrugët që mund të sjellin

Që kriza politike ka përfshirë tashmë gjithë jetën e vendit kjo është një fakt i padiskutueshëm, por ajo që tremb më shumë lidhet me çoroditjen që ka krijuar enigma sesi do të zgjidhet kjo situatë politike, që ka sjellë depresionin e madh të shqiptarëve? Depresionin që sa vjen dhe e zmadhon kraterin edhe për faktin se komandantët e palëve në konflikt të papajtueshëm deri më tash vijojnë të qendrojnë të pathyeshëm, secili në pozicionin e vet.

Kriza dhe situata e rendë politike është temë diskutimi edhe në emisionin “Opinion” të mbrëmjes së sotme, ku janë diskutuar pesë skenarët që mund të ndodhin për çarjen e akullit. Janë versione jo zyrtare, sigurisht por që përfliten.

1. Edi Rama dorëhiqet , krijohet qeveri kujdestare, që do çoj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

2. Edi Rama e çon vendin në zgjedhjet vendore, PD dhe LSI nuk marrin pjesë.

3. Edi Rama e çon PS-në  në zgjedhjet vendore që do të sjellin konflikt bllokues të tyre.

4. Presidenti shtyn datën e zgjedhjeve për në vjeshte…

5. Opozita dhe mazhoranca dakordësohen për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë. Rama dhe Basha janë në qeverinë e re./ CNA.al

Lajmet e fundit nga