LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova dënon gjuhën e kryeministres serbe Ana Bërnabiç

30 Maj 2019, 17:11, Aktualitet CNA

Një ditë më parë, Kryeministrja serbe gjatë një takimi me shefin e delegacionit të Bashkimi Evropian, Sem Fabrizi, tha se është e shqetësuar me gjendjen në Kosovë meqë ?kemi të bëjmë me njerëz nga mali?.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, reagoi duke e cilësuar të ?pështira dhe të papranueshme? komentet e kryeministres serbe.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se ?është racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon qeveria e Ana Bërnabiçit. Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi?, shkroi zoti Pacolli duke nënvizuar se ?sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu?.

Të enjten, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cilësoi raciste komentet e zonjë Bërnabiç, ndërsa shprehu zhgënjimin që nuk pati një reagim nga Bashkimi Evropian derisa ?favoritja e tij në procesin e zgjerimit përdorë një gjuhë të tillë ndaj Kosovës?.

Ndonëse në mesin e të arrestuarve ka edhe shqiptarë e boshnjakë,Beogradi tha se operacioni ishte i drejtuar kundër komunitetit serb dhe kishte për qëllim frikësimin e tij.

Prishtina tha se operacioni ishte drejtuar kundër personave të përfshirë në veprimtari kriminale dhe i bëri thirrje Beogradit të mos e politizojë atë dhe të mos vihet në krah të keqbërësve./ VOA/

Lajmet e fundit nga